Babai i njërës nga vajzat e zhdukura në Pejë: Bazuar në rastet e fundit, atyre mund t’iu ketë ndodhur diçka e frikshme

Babai i njërës nga vajzat e zhdukura në Pejë, është shprehur i shqetësuar për vajzën e tij, dhe duke u bazuar në rastet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë, sipas tij, atyre mund t’iu ketë ndodhur diçka e frikshme

Foto nga emisioni FIVE, i ftuar babai i njërës nga vajzat e zhdukura në Pejë





Më 25 shtator, baballarët e dy vajzave në Pejë kanë njoftuar Policinë e Kosovës se ato nuk janë kthyer më, pas largimit nga shtëpia.

Babai i njërës nga vajzat e zhdukura, Salih Berisha, nga fshati Qyshk i Pejës, ka thënë se dyshimet e tyre që i kanë pasur i kanë paraqitur në stacionin policor, por si prind ai është shprehur i shqetësuar nga rastet e fundit në Kosovë, dhe sipas tij, vajzave të zhdukur tashmë qe pesë ditë mund të u ketë ndodhur diçka e frikshme.

“Është një skenar më i tmerrshëm që mund t’iu ketë ndodhur, skenari mundet me qenë se ato mund të jenë të gjuajtura diku dhe të vdekura. Bazohem në rastet e fundit sepse nuk asgjë, pasi ua kemi lënë policisë në dorë, pro po them si prind se ka mundur t’iu ndodhë diçka e frikshme deri te vdekja e tyre”, është shprehur Berisha.

Po ashtu, ai për RTV Dukagjinin në emisionin FIVE ka thënë se me prindin e vajzës tjetër në fjalë, kur kanë raportuar rastin në polici, kanë pyetur zyrtarët policor se mos kanë informata nëse deri në atë kohë dy vajzat i kanë lëshuar kufijtë e Kosovës.

Por, sipas tij, zyrtarët e policisë i kanë thënë se nuk kanë mundësi të u jepet një informacion i tillë, dhe se këtë informacion e ka kufiri që është me Rrozhajën.

Ndërsa, Berisha ka treguar se së bashku me prindin e vajzës tjetër, kanë shkuar deri te Rozhaja, dhe kanë takuar zyrtarët e policisë që kanë qenë aty, duke iu treguar ngjarjen për vajzat se nuk e dinë se ku janë.

“I kam pyetur se mos dy vajzat i kanë lëshuar kufijtë e Kosovës, ata kanë thënë se zyrtarisht nuk i kanë lëshuar kufijtë e Kosovës”, është shprehur Berisha.

“Nuk kemi pasur kontakt me vajzën e kemi pritur të vijë ne shtëpi në ora katër, por nuk ka ardhur në ora 00:00 e kemi thirrur policinë në Pejë, ja kam treguar rastin që ka pasur të kthehet vajza në ora 16:00 pas fakultetit, më kanë thënë se duhet të vish në stacion policor. Më pas atje ua kam rrëfyer ngjarjen dhe i kanë marr të dhënat”, ka thënë tutje ai.

Ndërkaq, Berisha ka thënë se dyshimet që i kanë pasur i kanë paraqitur në stacionin policor në Pejë, pasi sipas tij, i kanë parë vajzat gjatë rrugës, në një vend afër stacionit të autobusëve rreth orës 17:30, për më shumë detaje ai nuk ka treguar.

Gjithashtu, ai ka thënë se kurrë nuk kanë pasur probleme me ndokënd dhe sipas tij, asnjë rast nuk e kanë në polici.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika