Arrestohet 55-vjeçari, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura

Të premten rreth orës 21:00, Policia e Kosovës ka arrestuar një person 55 vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura në një autobus

Foto ilustrim





Policia e Kosovës ka arrestuar një person 55 vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy të mitura në një autobus që po udhëtonte nga Prishtina.

“Të premten rreth orës 21:00, hetuesit policor të stacionit në Lipjan, kanë arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, sipas njoftimit të policisë rasti është raportuar rreth orës 16:00,  kur i dyshuari 55 vjeçar A. Sh. , kishte ngacmuar në autobus dy të miturat.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar”.

Ndërkaq, pas intervistimit nga policia me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika