Tesla shiti 343 mijë automjete në tremujorin e tretë

Tesla tha të dielën se shiti 343,830 automjete elektrike në mbarë botën në tremujorin e tretë të vitit 2022, një numër rekord edhe pse prodhuesi i automjeteve përballet me sfidat e vazhdueshme të prodhimit dhe zinxhirit të furnizimit

Makinat Tesla





Rritja nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar vjen pasi konkurrenca po rritet mes kompanive që prodhojnë automjete elektrike në Shtetet e Bashkuara.

Shifrat e shitjeve të kompanisë ishin një rritje prej 42 për qind nga 241,391 automjete që shiti në tremujorin e tretë të 2021. Tesla tha gjithashtu se prodhoi 365,923 makina, krahasuar me 237,823 një vit më parë.

Tesla Roadster

Prodhuesi i automjeteve hapi dy fabrika të mëdha në fillim të këtij viti – një në Austin, Teksas dhe tjetrën në Gjermani, njofton NewYorkTimes.

Teksa automjetet elektrike kanë kaluar nga të qenit risi e veçantë në mënyrën kryesore të transportit për një numër të madh njerëzish. Tesla është bërë një forcë e madhe në industrinë e automjeteve.

Tesla CEO, Elon Musk

Ndryshe nga prodhuesit e tjerë të automjeteve, Tesla nuk i shpërndan shitjet e saj globale sipas rajoneve. Pjesa tjetër e industrisë është e gatshme të raportojë totalin e shitjeve të shtatorit dhe tremujorit të tretë për tregun e Shteteve të Bashkuara të hënën.

Industria është ngadalësuar për gati dy vjet nga mungesa e çipave kompjuterikë. Mungesa ka shkaktuar ndërprerje të prodhimit në fabrikat në mbarë botën.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika