Presidentja Vjosa Osmani në Pragë për Samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Pragë, për të marrë pjesë në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Ky takim inaugurues do të mbledhë krerë shtetesh nga 44 vende të kontinentit evropian me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani





Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Presidentja Osmani ka thënë se para “liderëve evropianë, do ta përçojë mesazhin e përkushtimit të palëkundur të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik të Kosovës si garanci për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë”.

“Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik, e krijuar mbi bazën e propozimit të presidenti francez, Emmanuel Macron dhe në të cilën do të bashkohen liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe liderët e 17 vendeve të tjera evropiane”.

“Kjo nismë synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian”.

Sipas komunikatës se Zyrës së Presidentes së Kosovës, gjatë takimeve bilaterale me liderët e Bashkimit Evropian, Osmani do të diskutojë edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ky takim inaugurues do të mbledhë krerë shtetesh nga 44 vende të kontinentit evropian me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika