Vdes një person pas rrokullisjes me traktor, shtohen rastet e tilla

Edhe një person ka vdekur pas rrokullisjes me traktor brenda pak ditëve në Komunën e Suharekës. Një person rreth të 60-ave nuk arriti tu mbijetoj plagëve, teksa në urgjencë dhe në Polici thonë se janë shtuar rastet e tilla, teksa apelohet për kujdes të shtuar

Brenda pak ditësh dy persona nga komuna e Suharekës kanë humbur jetën në mënyre tragjike.

Ata në raste të ndara kanë vdekur pas rrokullisjes me traktor, gjatë kohës sa punonin.

Mbrëmjen e djeshme në urgjencën e Suharekës, pavarësisht angazhimit të stafit, një person rreth moshës 60-vjeçare, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve që i mori nga rrokullisja me traktor.

“Kam marrë thirrje nga policia. Ekipi ka shkuar në vend të ngjarjes e ka gjetë pa shenja jete. E kemi sjellë këtu në emergjencë. Kemi bërë metodën e reaniminimit, por ka qenë pa shenja jete, jemi munduar ta shpëtojmë, por nuk kemi mundur”, ka thënë mjeku, Ilir Sopaj, mjek.

Sopaj derisa apelon qytetarët për kujdes, thotë se janë shtuar rastet e tilla të lëndimeve me mjete të punës.

Apel tek qytetarët që të kenë më shumë kujdes kur përdorin mjetet e tilla, bën edhe zëdhënësi i Policisë së Prizren Vesel Gashi.

“Pas pranimit të informacionit, ekipet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet konform ligjit. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion” ka thënë Gashi.

Ai shton se policia tashmë ka ndërmarrë te gjitha masat për të hetuar rastin e fundit.

“Policia së bashku me prokurorinë e shtetit kanë nisur hetimet dhe rasti po cilësohet “Hetim i vdekjes”, ka vijuar ai.

Pak ditë më parë në të njëjtën mënyrë, humbi jetën edhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Kapllan Beqa.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika