“Brenda 2027 çelim të gjithë grupkapitujt”, Rama në Luksemburg: Anëtarësimi për ne, ekzistencial

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte pjesë e një takimi në Luksemburg së bashku me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE-së.

Rama u shpreh se shpreson që brenda vitit 2027 të mbyllen të gjitha grupkapitujt e negocimit për t’u anëtarësuar në BE, duke i falënderuar si Sikorskin ashtu edhe Kos, të cilët kanë ndihmuar në këtë proces.

“Në shprehjen e ngushëllimeve për miqtë tanë ukrainas, mbështes çdo fjalë që thatë par atë që thatë jo shumë larg nga këtu, në tokën europiane,si një krim i pamohueshëm lufte. Saktësisht, 6 muaj më parë qëndroja në këtë sallë, pasi çelëm bisedimet për grupkapitujt 1. U kthyem më pas dhe çelëm bisedimet për grupkapitujt 6 dhe sot jemi prapë këtu për të ecur përpara me grupkapitujt 2″.

“Nuk mund të mos shpreh fjalë mirënjohësve për presidencën polake për punën e saj për ta çuar përpara këtë proces. Jemi po kaq mirënjohës për mbështetjen e shteteve të tjera të BE-së, për ta çuar përpara këtë gjë. Do të duket vërtet diçka që është habitëse për ne, duke pasur parasysh prej nga vijmë. Falënderimet tona të sinqerta shkojnë për kryekomisioneren Marta Kos, e cila dikur thyente rekorde duke shpuar ujë. Tashmë është bërë kronometri i vendeve tona. Po presim me padurim që brenda 2027 që të gjithë grupkapituj jo vetëm të jenë çelur dhe të jenë mbyllur”, ka thënë ai./Top Channel

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika