A do e kalojë PSG-ja, testin e quajtur “Bayern”
Vëmendja e tifozëve të futbollit sonte do të jetë në “Parkun e Princave”. Me fillim nga ora 21:00 në “tempullin” e futbollit francez do të takohen Paris Saint Germain dhe Bayern Munchen. Të dyja skuadrat prijnë në ligat përkatese dhe në fushën e gjelbër pritet të jetë një derbi i vërtetë. Një lajm i mirë […]
Vëmendja e tifozëve të futbollit sonte do të jetë në “Parkun e Princave”.
Me fillim nga ora 21:00 në “tempullin” e futbollit francez do të takohen Paris Saint Germain dhe Bayern Munchen.
Të dyja skuadrat prijnë në ligat përkatese dhe në fushën e gjelbër pritet të jetë një derbi i vërtetë.
Një lajm i mirë për parsienët është se Kylian Mbappe është pjesë e skuadrës pasi e ka kaluar lëndimin, teksa mbetet të shihet nëse do të jetë startues apo jo.
I rikuperuar është edhe Leo Messi, i cili së bashku me Neymar Jr pritet të luajnë nga minuta e parë, teksa të lënduar mbeten Renato Sanches dhe Nordi Mukiele.
Në anën tjetër te bavarezët mungojnë Lucas Hernandez, Sadio Mane, Manel Neuer dhe Noussair Mazraou për shkak të lëndimeve.
Në total këto skuadra janë takuar 11-të herë. Në gjashtë ndeshje kanë triumfuar parsienët, teksa pesë fitore i kanë arkëtuar bavarezët.















