A do të bëjnë deklaratë të përbashkët liderët e G20 për të dënuar luftën ruse?
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak është shprehur se liderët e G20 do të bëjnë një deklaratë të përbashkët. Sipas Sunak, kjo deklaratë do të dënojë luftën e Rusisë në Ukrainë por nuk ka sqaruar nëse kjo do të ndodhë gjatë samitit të Balit. Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit është shprehur se :“Natyrisht ne duam […]
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak është shprehur se liderët e G20 do të bëjnë një deklaratë të përbashkët.
Sipas Sunak, kjo deklaratë do të dënojë luftën e Rusisë në Ukrainë por nuk ka sqaruar nëse kjo do të ndodhë gjatë samitit të Balit.
Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit është shprehur se :“Natyrisht ne duam që çdo komunikatë, nëse bihet dakord, të jetë sa më e fortë, duke pranuar se G20 është një forum i ndryshëm nga G7 dhe se është i fokusuar kryesisht në çështjet ekonomike”
Zëdhënësi zyrtar ka shtuar se nuk do të komentonte rreth kësaj çështje “pasi në mënyrë të pashmangshme ka më shumë spekulime rreth asaj që mund të jetë ose jo në të”.
“Ne kemi raportuar më parë se si Sunak e ka quajtur luftën “barbare” gjatë samitit, duke shtuar se ai mendon se aleatët e G20 kanë përgjegjësinë “të ruajnë rendin ndërkombëtar”, ka shtuar tutje ai.
Të martën e 15 nëntorit udhëheqësit e vendeve më të industrializuara në botë, të njohura si grupi G20, hapën bisedimet në ishullin Bali të Indonezisë. Thirrjet e vendit nikoqir ishin për unitet dhe për veprime konkrete në rimëkëmbjen e ekonomisë globale.
“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, na nevojitet bashkëpunim për të shpëtuar botën”, tha presidenti indonezian, Joko Widodo, përpara se liderët e vendeve më të pasura të fillonin diskutimet me dyer të mbyllura, shkruan REL.
“G20-ta duhet të jetë katalizator për rimëkëmbjen gjithëpërfshirëse ekonomike. Ne nuk duhet ta ndajmë botën në pjesë. Nuk duhet të lejojmë që bota të futet në një tjetër luftë të ftohtë”, tha Widodo.
G20-ta, e cila përfshin vende nga Brazili deri në Indi, Arabi Saudite dhe Gjermani, përbën më shumë se 80% të bruto prodhimit të brendshëm të botës, 75% të tregtisë ndërkombëtare dhe 60% të popullsisë.















