A do të kandidojë Lutfi Haziri në zgjedhjet e brendshme të LDK-së?

Më 24 maj, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka shpallur zgjedhjet e saja të brendshme. Në "Debat Plus" të RTV Dukagjini, nënkryetari i këtij subjekti politik, Lutfi Haziri tregon se a do jetë kandidat në zgjedhje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherit, ish-kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se nuk ka ndonjë arsyje që të kandidojë në zgjedhejt e brendshme të LDK-së.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Haziri ka thënë se ka zgjedhur të jetë peng i fjalëve të tij të thëna në Kuvend gjersa theksoi se tashmë ka një pozitë në strukturën e LDK-së

“Unë kam kandiduar vetëm një herë. Nuk ka asnjë lloj rrethanë apo arsye që unë…në këtë lidership jam njeriu i dytë në strukturë se nunmrart nuk më interesojnë forte. Ti mundeshme qenë i pari por kur nuk ke ndikim, vendimet i merr dikush tjetër jashtë…jam nënkryetari i parë. S’kam asnjë lloj arsye të mendojë. Kam pranuar të jem peng i fjalëve të mija që kam thënë Kuvend…”, ka thënë ai.

Tutje, Haziri ka thënë se LDK po bëhet opsion qeverisës dhe vet subjekti, po punon në këtë drejtim.

“Zoti Abdixhiku po e kërkon një mandat të rregullt dhe ai mandat vjen pas përpjekjeve dy vjeçare me pa LDK-në brenda, për ta organizuar…ka punuar në program dhe jemi duke e bërë dallimin. Jemi duke u bërë opsion qeverisës në Kosovë dhe deri atëherë do bëjmë opsion me besim”, ka thënë ai.

Më 24 maj, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka shpallur zgjedhjet e saja të brendshme. Këtë e bëri të ditur kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, i cili tha se kryesia ka votuar në mënyrë unanime për mbajtjen e tyre.

Abdixhiku u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të LDK-së që nëse kanë ambicie për kryetar të partisë të garojnë gjersa theksoi se brenda LDK-së nuk ka mospajtime, dhe se partia është më e bashkuar se kurrë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika