A do të kthehet Fatmir Limaj në PDK? Tregon Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se është e pamundur që kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, të kthehet në PDK.

Ai ka thënë se kjo nuk është temë në PDK, dhe se as Limaj nuk ka kërkuar që të kthehet në ish-partinë e tij.

“As s’është temë as s’është diskutuar, as nuk do të diskutohet, as s’ka kërkesë me sjell në PDK e as nuk ka kërkesë prej tij të vijë në PDK. As nuk e kërkon PDK Limajn e as ai nuk kërkon të kthehet. Njerëzve të cilëve u ka kaluar koha që nuk kanë të ardhme dhe perspektive politike, njerëz të cilët vërtet tentojnë të gjejnë forma të reciklimit politik. Tentojnë të krijojnë ide, të bëhen si vagona në një tren, pavarësisht se çfarë treni është, për me u mujt me u kap te Limaj e te dikush tjetër”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se PDK është duke shikuar nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara, teksa shtoi se nën lidershipin e tij nuk do të rikrijohet asnjëherë koalicioni i PAN-it.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika