A do të largohet Cristiano Ronaldo nga Manchester United?

Konkluzione të shumta janë shpërndarë në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundit të cilat janë duke bërë aludime se futbollisti Cristiano Ronaldo, do të largohet nga ekipi i futbollit, Manchester United

Cristiano Ronaldo

Përmes një video në Youtube gazetari i futbollit Fabrizio Romario na raporton se, futbollisti nuk do të largohet nga Manchesteri.

“Cristiano Ronaldo nuk është në atë proces tani që të vendosë për të ardhmen e tij.”

Me sa tregon ai përmes informacioneve të marra, futbollisti nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë në sezonin tjetër, pra gjithçka për momentin është e qetë nga ana e Ronaldos.

“Nuk është e vërtëtë që Cristiano ka vendosur të largohet” është shprehur Romario.

Futbollisti është në pritje që të flasë me menaxherin e tij Erik ten Hag, por ata thonë që ai mund të jetë një ndihmë e madhe e ekipit gjatë seszonit tjetër.

“Cristiano nuk do e lërë klubin dhe nuk do nxjerr asnjë problem për ta, ai është shumë respektues kundrejt tyre,” ka thënë ai.

Me sa duket Ronaldo nuk e ka problem që Manchester-i të nënshkruaj edhe me lojtarë të tjerë përkatësisht, sulmues, pasi që secilit klub i’u nevojiten lojtarë të rinj, kështu që nuk ka shfaqur asnjë problem sa i përket kësaj.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika