A do të largohet Frenkie de Jong nga Barcelona për në Manchester United?

Manchester United ka hapur bisedimet me Barcelonën në lidhje me blerjen e mesfushorit holandez, Frenkie de Jong

Frenkie de Jong, mesfushori i Barcelones

De Jong nuk është i kënaqur që të largohet nga barcelona, ai heziton, sepse nuk e sheh klubin e Manchester United si destinacion kryesor për t’u transferuar.

Pas shumë pyetjeve që i janë bërë gazetarit të njohur të sportit Fabrizio Romano në lidhje me situatën e Manchester United dhe Barcelona ai ka publikuar një video në Youtube ku ka treguar më shumë për adhuruesit e futbollit në lidhje me Frenkie de Jong.

Pasi Frenkie de Jong ka folur publikisht në 24 orët e fundit, ai ka thënë se nuk ka qëllim që të largohet nga katalunasit, pasi ai dëshiron të vazhdojë ende në mundësinë e “ëndrrave” që i është ofruar në klubin e Barcelonës.

Por çfarë mund të na tregojë gazetari italian i futbollit rreth kësaj?

Pas disa verifikimeve, Romano na tregon se Barcelona dhe Manchester United, janë në kontakt për Frenkie de Jong, por sipas tij nuk ka asgjë përfundimtare nga klubet e futbollit.

Ata janë ende në bisedime, por, nuk ka asnjë propozim përfundimtar nga Manchester United të paktën ende jo, është shprehur gazetari.

Sipas tij, Manchester United ka pretendime që të veprojë shumë shpejtë, pasi që ata dëshirojnë që ta kryejnë këtë transfer këtë verë.

“Përgjigjja e Barcelonës për Manchester United sa i përket lojtarit është me një tarifë, tarifa e vënë nga Barcelona është 85 milion euro për lojtarin”, na informon gazetari italian.

Ky mund të jetë çmimi nga Barcelona për të nënshkruar për lojtarin holandez Frenkie de Jong, pra, ata nuk do të pranonin një çmim më të ulët për lojtarin holandez, e gjithë  kjo mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika