A do të paraqitet Kurti në Prokurori?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i obliguar nga gjykata të paraqitet sot në ora 10:00 në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, por në të njëjtën kohë, Ministria e Arsimit ka paralajmëruar praninë e tij në Gjilan për vendosjen e gurthemelit të një çerdheje. Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Kurti duhej të dëshmonte sot, […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i obliguar nga gjykata të paraqitet sot në ora 10:00 në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, por në të njëjtën kohë, Ministria e Arsimit ka paralajmëruar praninë e tij në Gjilan për vendosjen e gurthemelit të një çerdheje.
Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Kurti duhej të dëshmonte sot, më 4 mars, në orën 10:00.
Megjithatë, në të njëjtën kohë, ai thuhet se do të jetë i pranishëm në ceremoninë e vendosjes së gurit themeltar të një çerdheje në Gjilan, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe kryetarin e kësaj komune, Alban Hyseni.
Lajmi për këtë aktivitet u bë i ditur nga Ministria e Arsimit, e cila ka dërguar një ftesë për mediat ku thuhet se ceremonia zhvillohet në lagjen “Livadhet e Arapit” në ora 10:00 – pra, fiks në kohën kur Kurti ishte i thirrur për të dëshmuar.
Ndërkohë, nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar se vendimi mbetet në fuqi dhe kryeministri është i detyruar të paraqitet në Prokurori.















