A do të protestojnë edhe Sindikatat e Sektorit Privat?

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka njoftuar se kryetarët e shoqatave Sindikale të Sektorit Privat po planifikojnë takim të jashtëzakonshëm për të vendosur fillimin e protestave dhe grevave me qëllim rritjen e pagave

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve të sektorit privat do të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm me këto shoqata, lidhur me marrjen e vendimit për fillimin e protestave dhe grevave për rritjen e pagave.

“Nga kërkesat e shumta të sindikatave të sektorit privat të Kosovës që të merremi me problemet e tyre, atëherë ne është dashur që afatin kohor që kemi paraparë për këto takime, ta shkurtojmë dhe të mbajmë takim në ora 14:00 me Shoqatën sindikale të punëtorëve të Qendrës Studentore… dhe punëtorët e tjerë teknikë”, ka thënë Azemi.

Tutje, ai ka theksuar se “pagat dhe kushtet e punës nuk janë në nivelin e duhur dhe ne sot duhet të marrim një vendim për futjen e protestës në grevë, të të gjitha këtyre shoqatave të cilat do t’i kemi prezent sot këtu”.

“Nuk duam të punojmë më për 230 euro kurrë, e kuptojmë situata është shumë e mirë përderisa në parlamentin e Kosovës, ata në njëfarë forme, gjejnë zgjidhje e mjete për pozicionet e tyre që të gjejnë edhe asistent nga 600 euro”, vijon ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika