A do t’i bashkojë Parisi Kurtin e Vuçiqin?

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë ditës së enjte ka pritur në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Tani pritet të shihet nëse do të ketë një “bashkim” të Kurtit dhe Vuçiq, me deklaratën e këtij të fundit i cili thotë se nuk ka shumë gjasa ta takojë Kurtin në Paris

Ilustrim

Dita e enjte e 10 nëntorit për presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ka qenë një ditë e ngarkuar.

Kjo sepse gjatë kësaj dite priti në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të Forumit të Paqes që po mbahet në Paris të Francës.

Presidenti francez të parin në takim e priti presidentin serb, Vuçiq. Ky i fundit i është drejtuar publikut pas këtij takimi duke thënë se me shumë gjasa nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiq bëri të ditur se me Macron ka biseduar për seriozitetin e qasjes për zgjidhjen e problemeve me Kosovën, por edhe “për frustrimin e njerëzve që jetojnë në një atmosferë ku nuk është arritur asgjë për 10 vjet”.

Diçka që u vu re te Vuçiq ishte nervoza e tij, pasi gjatë kohës sa iu drejtua publikut, pati momente ku e ngriti zërin, gjë që tregon se detajet e bisedës nuk ishin tërësisht pozitive.

Pastaj ishte radha e takimit me liderët kosovarë me të parin e Francës.

Presidetja Osmani pas këtij takimi ka bërë të ditur se është theksuar nevoja e dinamizimit të dialogut në të mes të Kosovës dhe Serbisë.

E para e vendit, presidentit francez i ka thënë se janë të përkushtuar “për procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilat janë të paprekshme”.

“Diskutuam edhe veprimet destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq, kryeminstrit Kurti, teksa ka treguar se çfarë ka biseduar me presidentin e Republikës franceze, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysee, ka thënë se delegacioni kosovar e ka dorëzuar propozimin e vetë për zgjidhjen e çështjes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Potencuam se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”, ka thënë Kurti.

Më tej, Kurti ka shprehur mirënjohje për presidentin Macron, “për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut dhe ritheksuam përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë proces, të bazuar në ruajtjen e rendit kushtetues, sovranitetit, integritetit territorial e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

Ai ka përfunduar duke thënë se “Republika e Kosovës është partnere e besueshme e Republikës së Francës dhe aleatëve të tjerë euroatlantikë”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika