A do t’i ulë Rusinë dhe Ukrainën në një tavolinë ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut?
Maqedonia e Veriut do ta marrë kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga një janari i vitit 2023. Ilir Kulla, njohës i çështjeve ndërkombëtare dhe ish-këshilltar i presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, e ka komentuar marrjen e kryesimit me OSBE-në nga Maqedonia e Veriut. “Roli i shqiptarëve është thelbësor në të […]





Maqedonia e Veriut do ta marrë kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga një janari i vitit 2023.
Ilir Kulla, njohës i çështjeve ndërkombëtare dhe ish-këshilltar i presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, e ka komentuar marrjen e kryesimit me OSBE-në nga Maqedonia e Veriut.
“Roli i shqiptarëve është thelbësor në të ardhmen euroatlantike të RMV, jo vetëm se shqiptarët drejtojnë institucionin më të rëndësishëm të Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, por edhe për faktin se ata janë faktorë stabiliteti politik në RMV dhe në rajon”, ka thënë Kulla.
“Në OSBE Rusia ka rol shumë të rëndësishëm dhe roli në Presidencën e OSBE nuk do të jetë aq i lehtë për Osmanin, do të duhet të flasë me rusët e pse jo në një moment të caktuar ndoshta dhe të negociojë si president i OSBE me Rusinë dhe Ukrainën si dy vende anëtare dhe fqinje”, ka deklaruar Kulla për Open- TV.
Sipas tij, kjo është hera e parë pas luftës se ish-Jugosllavisë ku OSBE do të gjendet edhe në një krizë të brendshme dhe roli i RMV do të jetë shumë i rëndësishëm.
Republika e Maqedonisë së Veriut nga 1 janari i vitit të ardhshëm 2023, do të udhëheqë me OSBE-në. Sfidë kjo e diplomacisë së vendit që po i jep rolin e protagonistit kryediplomatit Bujar Osmani dhe diplomacisë së shtetit në përgjithësi.




















