Në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini është zhvilluar një debat interesant se a duhet të lejohen bastet në Kosovë.

Gazetarja, Qeqa Krelani tha se “ëhtë shumë korrekte që nga taksimi i basteve të përdoren për financim të sportit. Të hapen baste me licensë shtetëore. Ato 400 mijë dollarë në vit, në vend se të shkojnë në Signapor, pse të mos i merr sporti shqiptar. Është një ndërhyrje e arsyeshme, sepse i heq paratë nga ekonomia e zezë dhe i sjellë në arkën e shtetit një pjesë të madhe të tyre”.

Teksa, një mendim interesant dha edhe gazetari Driton Latifi.

“Edhe tani ka baste ilegale, ka baste onlinle. Bastet duhet me pasë një kontrollë. Duhet të krijojmë një rregull që domethenë një rregull që do të ishte më e kontrollueshme, sepse do të ishte një “infuzuion” shumë i mirë për vetë futbollin ose sportin”, potencoi ai.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel, me fillim nga ora 22:00.

Përveç sportit vendor, po ashtu, do të ketë edhe shumë risi të tjera nga sporti ndërkombëtar dhe jo vetëm.