A e keni ditur cilat piktura nuk duhet vendosur në dhomën e gjumit?

Pikturat mund të jenë të ndryshme dhe shumëngjyrëshe, megjithatë mund të ndikojnë në energjinë dhe pozitivitetin e njerëzve. Artistja Nida Shufta tregon se pikturat që duhet vendosur në dhomën e gjumit duhet të përmbajnë më shumë ngjyra dhe më pak natyrë

Fotoilustrim





Piktura është një disiplinë e artit figurativ që mund të paraqitet në mënyra të llojllojshme dhe stilet e saj janë gjithashtu të ndryshme.

Një pikturë e realizuar mirë dhe shumëngjyrëshe padyshim ia shton hijeshinë çdo ambienti duke sjellur harmoni dhe energji pozitive.

Të tilla janë pikturat e Nida Shufta, të cilat mund të gjenden edhe përmes faqes së saj në llogarinë e saj në rrjetin social Instagramit të titulluar “ReverieArt Nida“.

Artistja Shufta ka treguar se pikturat abstrakte me tone të hapura dhe kontraste nuk duhet vendosur në dhomën e gjumit, kjo sepse ndikon në qetësinë e njeriut dhe ambienti duhet të jetë me ngjyra më të ngrohta si ngjyrat e tokës.

Ilustrim

Nëse hedhim një shikim në postimet e saj, gjejmë shumëllojshmërinë e pikturave dhe frymën artistike që ato ia shtojnë shtëpisë, zyrave apo ambientit tuaj.

“Pak natyrë dhe shumë lulëzime shumëngjyrëshe mund të bëjnë shumë për disponimin tuaj”, shkruan piktorja në një nga postimet.





Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika