A e kishin paramenduar serbët bojkotimin? Flet Pal Lekaj

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se menaxhimi i situatës ka qenë detyrë e Qeverisë së Kosovës dhe sipas tij kjo është arsyeja  pse nuk mund të shfajësohet qeveria

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj,





Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka folur për situatën e krijuar në katër komunat veriore të Kosovës, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i ndalura nga qarkullimi targat e paligjshme “KM”.

Sipas Lekaj-t serbët e veriut veprimin e tyre kanë paramenduar shumë mirë.

“Sa do që ne kemi menduar se vendimi për targa është shkaktar i kësaj krizë në veri të Kosovës. Mendojë që serbët e veriut  me direktiva të Beogradit edhe të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, në bashkëpunim me Rusinë kanë marrë një vendimi që t’i bojkotojnë të gjitha institucionet e Kosovës”, ka deklaruar Lekaj në emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

Më tej, ai ka thënë se menaxhimi i situatës ka qenë detyrë e Qeverisë së Kosovës dhe sipas tij kjo është arsyeja  pse nuk mund të shfajësohet qeveria.

“Kjo është arsyeja pse topi në anë tonë edhe na thonë se serbët  janë paqësor e demokratik edhe ne jemi ata agresoret vetëm pse po e mbrojmë integritetin edhe ligjshmërinë e vendit”, ka sqaruar Lekaj.

Ndërsa ai ka thënë se Kurti më një vendim ligjimit e ligjorë nuk iu ka lënë hapësire vendimeve madhore të politikës.

“Nuk janë në pyetje targat, por serbët dëshirojnë të tregojnë që 20 vjet kanë investuar që ajo pjesë të shkëputet nga Kosova. Këtu e shoh unë rrezikun”, ka shtuar Lekaj.

Ai ka përfunduar duke thënë  se vendimet është dashur që të merret në koordinimi me shtetet aleatët të Kosovës.





Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika