A e ndërroi presidentja qëndrimin për krizën në veri?

Qëndrimi i Presidentes, Vjosa Osmani që është e nevojshme të bisedohet me aleatët për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës po konsiderohet i vonshëm, ani pse mjaft i rëndësishëm. Sipas njohësve të rrethanave politike në vend, Kosova duhet të pranojë opsionet që i kanë ofruar aleatët ndërkombëtarë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Skenat e dhunshme nga huliganët në veri të Kosovës tashmë janë bërë pothuajse të përditshme që nga fundi i muajit maj.

E, ulja në një tavolinë me aleatët dhe gjetja e një zgjidhje të përbashkët me ta, është veprim që duhet të bëhet sipas presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Ky reagim i saj që erdhi nga Berlini po konsiderohet i vonshëm, ndonëse shumë i nevojshëm.

“Deklarata e presidentes është shumë e vonuar. Ajo deri tani është sillur si vasale e Kurtit dhe jo si simbol i unitetit të popullit. Tashmë konflikti i Kurtit me faktorët ndërkombëtar duket të jetë I pakthyeshëm dhe me pasoja të rënda prandaj mirë që presidentja ka filluar të distancohet në mënyrë që të shpëtoj atë që mund të shpëtohet”, ka thënë profesori, Milazim Krasniqi.

Për të deeskaluar situatën kanë ardhur disa kërkesa nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që ato nuk përputhen me qëndrimet e Qeverisë.

E, sipas njohësve të çështjeve politike, pranimi i tyre është zgjidhja e vetme.

“Ne si Kosovë duket se i kemi qëndrimet edhe nga BE-ja edhe nga SHBA-ja që i kemi të vendosura edhe disa kushte dhe ato kushte duket që nuk janë të negociueshme dhe janë si qëllim për të vazhduar bashkëpunimin. Fillimisht të zbatohen nga Kosova ato kushte dhe të hapet rruga e mbështetjes aty ku ka ngelur”, ka thënë analisti, Visar Xani.

Situatë më e rëndë në veri të Kosovës u krijua të premten ku pos që u tentua të sulmohet Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, cak i personave serb të maskuar ishin edhe gazetarët e kameramanët kosovarë, ku nëntë prej tyre pësuan lëndime.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika