A e pranoi fajësinë ndonjëri prej të dyshuarve për sulmin në Ibër-Lepenc?

Përfaqësuesit e qeverisë, nuk po mund të ndalen së përzieri në punët e sistemit të drejtësisë. Zv.ministri i pushtetit lokal, tha se njëri prej të dyshuarve për sulmin e Ibër Lepencit, ka pranuar fajësinë, por një gjë e tillë nuk u konfirmua nga prokuroria speciale e as nga avokatët mbrojtës

KFOR-i patrullon afër kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, ku ndodhi shpërthimi më 29 nëntor.

Dragisa Viqentijeviq e Jovan Viqentijeviq në paraqitjen e tyre të parë në gjykatore, nuk pranuan fajësinë për dyshimet, për të cilat u arrestuan.

Të dy këta janë të dyshuar kryesor nga Prokuroria Speciale, për sulmin e 29 nëntorit, në kanalin e Iber Lepencit, për çka edhe ndodhen nën masën e paraburgimit.

Por, një ditë më parë zv.ministri i Pushtetit Lokal, në televizionin Klan Kosova tha se sipas informacioneve të tij njëri nga të dyshuarit ka pranuar pjesëmarrjen e tij në realizimin e këtij sulmi.

Megjithatë, një gjë të tillë nuk e konfirmuan nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Ju informoj se rasti për të cilin keni pyetur gjendet në fazën e hetimeve, mbledhjen dhe analizimin e provave në Prokurorinë Speciale. Në këtë fazë të hetimeve ky është i gjithë informacioni që mund të bëhet publik” thuhet nga ana e Prokurorisë.

Avokati mbrojtës i Dragisa Viqentijeviq, i tha televizionit se i njëjti nuk e ka pranuar fajësinë, derisa avokati i Viqentijeviq, ka thënë për televizionin se nuk është e vërtetë dhe se kush do që e ka thënë këtë ka gënjyer.

Të dy këta, janë të dyshuar për veprat penale të terrorizimit përfshirë ‘Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, e armëmbajtje pa leje.

Më 29 nëntor, kanali i ujit të Ibër-Lepencit u sulmua me eksploziv, duke u dëmtuar një pjesë e tij. Nga ky kanal furnizohen me ujë një pjesë e qytetarëve të Kosovës, si dhe shfrytëzohet për ftohjen e termoelektranave të KEK-ut.

Pas sulmit, policia së bashku me prokurorinë realizuan bastisje, duke arrestuar disa persona, e duke sekuestruar armë, eksplozivë, uniforma e emblema.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika