Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, e cila prej muajsh kishte këmbëngulur në krijimin e një komune boshnjake si kusht për mbështetje ndaj një qeverie të re, duket se ka ndryshuar qëndrim.

Balje, e cila udhëheq Unionin Socialdemokrat (SDU), ishte takuar ditë më parë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë. Ky takim besohet të ketë shërbyer për të arritur një marrëveshje mes palëve.

Damka dhe Rexhepi konfirmojnë votat për Kurtin: “Nuk bëmë pazare për pozita”

Në vend të komunës së kërkuar, Kurti i ka ofruar asaj një post ministror në kabinetin e ardhshëm qeveritar.

Se me gjasë Balje do të jetë ministre, e ka konfirmuar edhe ish-zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, e cila ka thënë se kërkesa e deputetes Duda Balje për formimin e një komune boshnjake nuk është çështje që vendoset kaq shpejt.

Balje mund të marrë pozitën e ministres së Zhvillimit Rajonal, që për katër vitet e fundit e ka udhëhequr Fikrim Damka nga komuniteti turk.

A u “orkestrua” dështimi i konstituimit të Kuvendit?

Kjo marrëveshje me Kurtin u pa edhe dje, ku Balje ka qenë pjesë e shumicës që votoi pro raportit të Komisionit për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve në seancën për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës – edhe pse vota e saj, bashkë me atë të Veton Berishës, fillimisht nuk u regjistrua qartë për shkak të pamjes së kufizuar gjatë numërimit manual, më vonë u konfirmua se të dy kishin votuar pro, duke e çuar numrin e votave në 54.