Ish-drejtori i Doganës, Nazmi Huruglica, ka folur në cilësinë e ekonomistit për rritjen e çmimeve në Kosovë.

Huruglica i ka dhënë disa arsyeje se pse sipas tij janë duke u rritur çmimet në Kosovë.

“Në rastin konkret kemi të bëjmë më një situatë paradoksalë ku janë rritur  çmimet e importit jo sipas e rritjes së kërkesës për produktet por për shkak të mungesës së mallrave”.

Tutje ai ka treguar se si sipas tij duhet të veprojë qeveria e Kosovës në raport me rritjen e çmimeve, duke thënë se ”duhet rritur norma e interesit tek paratë ose përmes politikave shtrënguese tatimore”.

Një nga mënyrat tjera për “luftën” ndaj rritjes së çmimeve është edhe krijimi i  rezervave shtetrore.

A është anti-ligjore masa për vendosjen çmimit  tavan për produktet bazë?

Huruglica e ka cilësuar si përpjekje të mirë të qeverisë së Kosovës që për produktet bazë të vendoset çmimi tavan.

Ai ka thënë se, ”në kushtetutën e Republikës së Kosovës, Kosova definohet si një shtet  i ekonomisë së tregut të lirë”.

Sipas tij duhet të krijohet një ligj i cili do të lejonte ndërhyrjen në ekonominë e lirë të tregut vetëm në kohë krizash.

Sipas tij, Qeveria Kurit 2 është duke grumbulluar më shumë të hyra tatimore se sa që kishte planifikuar si pasojë e rritjes së çmimeve  dhe “ ajo duhet të gjejë një zgjidhje se si duhet t’i kthejë këto mjete të qytetarët”.