Nol Nushi anëtari i Partisë Socialdemokrate(PSD), ka folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ku ka thënë pse duhet të themelohet asociacioni, tani kur ka shumë kohë që është nënshkruar marrëveshja për zbatimin e tij.

“Është e qartë se interesi i Serbisë është që komunat me shumicë serbe në Kosovë të funksionojnë si një etnitet i përbashkët, një shtet brenda shtetit të përfaqësohen politikisht me palë të treta  edhe të marrin donacione nga Serbia dhe donatorë të ndryshëm”, ka thënë Nushi.

Sipas Nushit, nuk ka probleme vetëm të kompetencat e këtij asociacioni por  edhe të qëllimi i këtij asociacioni.

“Vetë funksionalizimi i tyre si një trup i vetëm, e bënë çështjen problematike sepse nuk ka qëllimin integrimin e tyren në shtetin tonë multietnik, por e mirë mbajtjen e ndasive edhe pse jo me vonë të shfaqë tendencat seperative”, ka shtuar ai.