Në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, trajneri i njohur Ismet Munishi e ka komentuar formën e Portugalisë në këtë botëror.
Munishi tha se “kam mendu që Portugalia do të jetë më e fortë. Po i mungon diçka, por nuk e di se çka. Nuk është e lehtë me mposht Portugalinë, por nuk guxojmë të thëmi se do të shkojë shumë larg”.
Teksa, shtoi “po ma jep ndjenjen e Italisë në Evropian dhe e Kroacisë në botërorin e kaluar”.
Kjo është nata e dhjetë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.