A është e rrezikshme të gatuajmë me letër alumini?

Ka dhjetra mënyra sesi letra e aluminit përdoret në kuzhinë. Por, a keni menduar ndonjëherë që ajo mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj?

Ilustrim

Ndër vite ka pasur zërat të shumtë që kan aluduar mbi rrezikun potencial që alumini mund të shkaktojë sëmundjen Alzheimer (sëmundja e kujteses) ose sëmundje të veshkave.

E vërteta është se alumini është kudo rreth nesh. Gjendet natyrshëm në ujë, ajër dhe tokë, dhe përdoret në aditivë dhe konservues.

Kur bëhet fjalë për letër alumini, sasi të vogla alumini kalojnë në ushqimin që është gatuar duke përdorur letër alumini ose enë gatimi prej alumini. Fatmirësisht, trupi ka mekanizma të shumtë për të ndihmuar në çlirimin e trupit nga sasitë e tepërta të këtij metali.

Disa studiues thonë se “një sasi shumë e vogël e aluminit në ushqim ose ujë do të hyjë në trupin tuaj përmes traktit tretës”. Megjithatë, shumica e aluminit në ushqim, ujë dhe ilaçe e lë trupin tonë shpejt në feces. Sasi të vogla alumini gjithashtu mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut, por do të largohen nga trupi shpejt përmes urinës.

Hulumtimet tregojnë se gatimi i aluminit në temperatura të larta dhe përdorimi i ushqimeve acidike, kripës dhe erëzave shton kontaminimin e ushqimit me alumin. Megjithëse nuk ka gjasa që alumini i kulluar të shkaktojë dëm, ju mund të përdorni gjithmonë letër kuzhine në vend të letrës së aluminit për gatim në temperaturë të lartë

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika