Nuk ka më hapësirë për asnjë lëvizje tjetër.
Milorad Dodik, ose “perëndia” e vogël serbe Buda, është më në fund në gjunjë, një hap larg kapitullimit të projektit të tij me të cilin synonte të ndante Bosnjë dhe Hercegovinën. Mjaft më me mizoritë dhe sabotimet e këtij ndjekësi të politikës së madhe serbe të Aleksandar Vuçiqit për krijimin e të ashtuquajturit “botë serbe”.
Duke gjykuar nga shkrimi i gazetës britanike The Guardian, përfundimi po afrohet për këtë njeri arrogant dhe të korruptuar, i cili popullin e Republikës Srpska e përdor si mjet për vetëpromovim dhe mbijetesë politike. Konkretisht, The Guardian ka raportuar se familja e presidentit të RS-së ka kontaktuar muajt e fundit një zyrtar të lartë perëndimor për të biseduar mbi kushtet e largimit të Dodikut nga Bosnja dhe Hercegovina (BiH).
Që kur ka ardhur në pushtet, Dodiku, lider i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, ka bllokuar reformat dhe integrimin evropian duke kërcënuar me ndarje dhe rikthim të konflikteve. Megjithatë, ka shenja se ky aleat politik i Aleksandar Vuçiqit, për interesa të përbashkëta, po bëhet gjithnjë e më i dobët dhe pa hapësirë për manovra politike.
Zyrtarë boshnjakë dhe diplomatë të huaj në Sarajevë kanë konfirmuar pohimet nga shtypi hungarez se njësi paraushtarake të Orbanit kanë qenë në Banja Luka, të gatshme për të evakuuar Dodikun — për të cilin Sarajeva ka shpallur fletarrest — në rast se do të ndodhej në një situatë pa dalje dhe do të detyrohej të arratisej. Deri më tani kjo nuk ka ndodhur, por ekspertët thonë se largimi i tij mbetet ende një mundësi e madhe.
Megjithatë, nuk është e sigurt nëse Dodik do të vendoset për ekzil. “Në momentet e krizës më të madhe politike në Bosnje dhe Hercegovinë që nga përfundimi i luftës në vitin 1995, më shumë se 300 pjesëtarë të njësisë elitare të policisë hungareze, të veshur me rroba civile, kanë kaluar fshehurazi kufirin dhe kanë mbërritur në Banja Luka”, shkruan The Guardian, citim i përcjellë edhe nga mediat e Sarajevës.
Po ashtu theksohet se ardhja e forcave speciale hungareze në Banja Luka përkoi me aktgjykimin e shkallës së parë të gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës ndaj Milorad Dodikut, i cili më 26 shkurt të këtij viti u dënua me një vit burg dhe ndalim gjashtëvjeçar për të ushtruar funksione publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare në BiH.
Në Banja Luka, hungarezët u veshën me uniforma të gjelbra ushtarake dhe u bashkuan me pjesëtarë të njësisë speciale të MPB-së së Republikës Srpska, të maskuar me kapuçë. Prania e tyre nuk ishte njoftuar institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe publiku mori vesh për këtë vetëm pasi lajmi u përhap në mediat lokale, raporton The Guardian.
Shtohet gjithashtu se Hungaria zyrtarisht ka deklaruar se bëhet fjalë për “trajnerë”, por “rrethanat e ardhjes, natyra e fshehtë e misionit dhe sekreti i operacionit kanë shkaktuar shqetësim”.
The Guardian shkruan gjithashtu se autoritetet e RS kanë miratuar një ligj që ndalon praninë e institucioneve shtetërore gjyqësore dhe policore në territorin e RS, duke nisur kështu në mënyrë faktike procesin e shkëputjes. Po ashtu thuhet se Dodiku, për herë të tretë që nga muaji mars, ka udhëtuar për në Moskë, ku është takuar me presidentin rus Vladimir Putin. “Me këtë, ai zyrtarisht ka konfirmuar kursin e tij pro-rus, ndërsa njëkohësisht merr mbështetje nga Beogradi.”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq — i quajtur ndryshe edhe “Pinocheti serb” — e ka cilësuar aktgjykimin si “të paligjshëm dhe antidemokratik” dhe ka shkuar personalisht në Banja Luka, e më pas është takuar me Dodikun në Beograd, shkruhet në tekst.
Gazeta britanike vlerëson se aktgjykimi ndaj Dodikut dhe reagimet ndaj tij “përfaqësojnë një kthesë të rrezikshme”, duke theksuar se bëhet fjalë për një moment kur “është e qartë se kryeministri hungarez Viktor Orbán, në rast konflikti ndërmjet Brukselit dhe aleatit rus Dodik, qëndron vendosmërisht në anën e Moskës”.
Megjithatë, edhe pse ekziston mundësia e ekzilit, është më e mundshme që Dodiku do të përpiqet të mbajë pushtetin, duke u mbështetur te mbrojtja e policisë së tij paraushtarake dhe duke kontestuar legjitimitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Më tej thuhet se, nëse Gjykata e Apelit e konfirmon aktgjykimin e shkurtit, Dodikut do t’i ndalohej zyrtarisht veprimtaria politike, gjë që mund të çonte në zgjedhje të parakohshme presidenciale në RS dhe një mundësi të mundshme për një kthesë politike, ku opozita mund të tentojë të kapërcejë ndarjet etnike dhe të rikthejë Bosnjën dhe Hercegovinën në rrugën evropiane.
Po ashtu, siç thekson The Guardian, është e mundur që atëherë të tentohet organizimi i shkarkimit të tij me ndihmën e forcave ndërkombëtare, para së gjithash EUFOR-it.
Sa për mua — dhe besoj se edhe një numër i mirë i serbëve të Bosnjës mendojnë kështu — ky veprim mund të realizohet menjëherë. Sepse askush më në RS nuk dëshiron të jetë shërb.