A është rikthyer Covid-19? Flet epidemiologu

Muaji janar ka sjellë dhe një shtim të rasteve të prekura nga virozat në mbarë vendin.

Në një intervistë për emisionin “Rreth e Rrotull”, epidemiologu Taulant Muka ka thënë se nuk ka asnjë arsye për tu shqetësuar, pasi kjo është një situatë e zakonshme e virozave të stinës.

“Në momentin që vjen dimri, kryesisht periudha janar-shkurt, do përballemi me infeksione respiratore duke përfshirë edhe Covidin19.  As Covid 19 e as gripi nuk është se është larguar, por ato do të jenë afër nesh. Dhe në varësi të periudhave sezonale do të ketë shfaqje të tyre, ashtu si edhe variante të reja. Kjo nuk do të thotë që nuk do të alarmojmë apo duhet të panikojmë. Por duhet sa më shumë kujdes, kryesisht për moshat e rrezikuara. Si dhe për pacientët e shtruar në spitale”, ka thënë Muka.

Lidhur se a është Kosova vend i rrezikuar nga një pandemi e mundshme nga Covid 19, epidemiologu është shprehur se situata e ballafaqimit me Cov 19 nuk do të e pa menaxhueshme sa të dalë jashtë kontrollit, pasi që kemi fituar imunitet “natyral” apo edhe nga “marrja e vaksinave”.

“Personalisht nuk besoj që do dale situate jashtë kontrollit në rast të numrit të rritjes së Covid 19. Nuk jemi në periudhën 2020-2021, 2022, pasi që kemi fituar imunitet qoftë natyral apo nga vaksinat. Ndoshta nuk ndërpren infeksion por ulë sëmundeshmërinë e ndërrimit të erës”, ka thënë Muka.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika