A është viti 2024 afati i fundit për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tregon Vuçiq
Presidenti i Sebrisë, Aleksandar Vuçiq, në pyetjen e mediave, se a është afati i fundit vitit 2024 për të arrtitur një marrëveshje përfundimtar për ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Nuk ma thanë 2024-ën, më përmendën diçka shumë më pak, dhe atë me javë e as muaj me ata me të cilët kam biseduar”, është përgjigjur […]





Presidenti i Sebrisë, Aleksandar Vuçiq, në pyetjen e mediave, se a është afati i fundit vitit 2024 për të arrtitur një marrëveshje përfundimtar për ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk ma thanë 2024-ën, më përmendën diçka shumë më pak, dhe atë me javë e as muaj me ata me të cilët kam biseduar”, është përgjigjur Vuçiq për N1.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
I pari serbeve ka shpalosur se çfarë ka biseduar me Lajçak, sipas Vuçiq, ata kishin një “bisedë serioze dhe të përgjegjshme me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, për çështje të hapura në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
“Ne vazhdojmë të luftojmë për të shpëtuar vendin dhe popullin tonë, duke insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.
Lajçak të premten është takuar në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe më pas ka bërë të ditur se tema kryesore e bisedës së tij me Vuçiqin do të jetë energjia, para së gjithash, mundësia e revokimit të licencës së kompanisë së furnizimit me energji elektrike Elektrosever por edhe çështja e targave dhe vazhdimi i “rrugës së normalizimit të marrëdhënieve” në dy anë.




















