Analisti Astrit Gashi ka thënë se do dëshironte që të gjithë ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime lufte të dilnin të pafajshëm. Por me këtë të fundit, ai thotë se do të donte të dihej edhe fati i viktimave.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, ai ka përmendur dy argumente që do duhej bërë kujdes të shprehim ngase të njëjtat, sipas tij, mund të kthehen “boomerang”.

“Nën 1, në tribunalin Special po gjykohet lufta e UÇK-së. Le ta supozojmë që është e vërtet një e pavërtet e tillë. Çka domethënë nëse dënohet për krime njëri prej tyre? A i bie kjo që po gjykohet lufta e UÇK-së dhe jo veprimi i një personi të caktuar dmth, me automatizëm, e gjithë lufta e UÇK-së është kriminale? Nën 2, nëse ne e shohim që Dhomat e posaçshme, nëse e shohim atë pjesën e aktivitetit të ndërmarësisë së përbashkët kriminale, dojmë me ia atribu të gjithë UÇK-së, nëse dojmë ne sot me ia atribu në diskursin tonë të gjithën UÇK-së, çka bëjmë ne nëse copëzat e saj…a i bie që ne po pajtohemi akoma pa u shpall aktakuza që paska qenë ndëmarrje kriminale UÇK-ja? I bie që po. Prandaj është gabim të trajtohet kështu kjo çështje, mendoni se po e mbrojmë dikënd…”, ka thënë ai.

Krahas kësaj, ai ka theksuar se do donte që me pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së të vinte edhe të diturit mbi fatin e viktimave.

“Do kisha pas qef me dal sa më shumë mtë pafajshëm nga ajo Gjykatë Speciale, që të gjithë të pafajshëm por kisha pas qef edhe me u ditë fati i njerëzve të cilët, familjet kanë të drejtë ta dinë”, ka deklaruar A.Gashi.