A. Gashi për Kurtin: Pika më e dobët e kësaj Qeverie është qeverisja e brendshme

Astrit Gashi

Analisti Astrit Gashi ka thënë se pika më e dobët e Qeverisë së Albin Kurtit është menaxhimi i brendshëm i vendit e jo pjesa e marrëveshjeve me Serbinë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës u kthye në studion e “Debat Plus” pas dy vjetësh. Në një analizë pas pjesës së parë me kreun e ekzekutivit, analisti Gashi ka deklaruar se nga Kurti pritej luftimi i korrupsionit e jo më pak.

“Pjesa më e dobët e kësaj Qeverie nuk është pjesa me Serbinë, fatkeqsisht. Ajo është kompromisi më i madh që Albin Kurti ka bërë me veten, por edhe me Kosovën. Por, pjesa më e dobët e kësaj Qeverie është Qeveria e brendshme. Fliste për korrupsionin për disa aksione të laboratorëve të drogës, ne kemi menduar që do t’i arrestonte oligarkët…ka për të luftuar korrupsionin”, ka deklaruar ai.

Analisti Gashi krahasoi Kurtin edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai tha se në përgjigjet e tij, Kurti po mundohej të imitonte Ramën. Sipas tij, Kurti nuk arriti të arsyetonte marrëveshjen në pikat më me vlerë të saj.

“Pika kur u shqetësua pak, ishte pika kur nuk kishte me çfarë krenohej. Me marrëveshjen edhe mund të krenohej në një pjesë sikur të dinte ta interpretonte rëndësinë që e ka kjo marrëveshje, dhe jo në pikat që nuk e kanë vlerën. Pikat që nuk e kanë vlerën janë të drejtat shtesë që ua jep serbëve të Kosovës, ndërsa pikat që ia japin vlerën janë paqja në Ballkan, e cila është e rëndësishme ndaj invasionit rus”, ka thënë Gashi.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika