A i bleu Kosova dronët “Bayraktar” dhe a do të rrisë numrin e tyre? Tregon ambasadori turk

Në "Debat Plus" të RTV Dukagjini, ambasadori Angili ka deklaruar se rritja e numrit të dronëve "Bayraktar" varet nga nevoja e Kosovës. Ai ka theksuar se Turqia do vetëm të ndihmoj Kosovën në rrugën euroatlanike të saj gjersa thekson se bashkëpunime të tjera mbrojtëse ka edhe me shtete të tjera

Ardhja e dronëve “Bayraktar” në Kosovë ishte rezultat i një marrëveshjeje dhe jo një donacioni, ka deklaruar Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Në “Debat Plus’ me Ermal Panduri, në RTV Dukagjini, ambasadori Angili nuk ka dhënë shumë detaje rreth ardhjes së dronëve të lartëcekur në Kosovë por megjithatë, i njëjti shprehu pakënaqësitë e imazhit të Turqisë pas ardhjes së dronëve.

“Kryeminstri Kurti veçse ka dhënë një njoftim në media dhe m’duket e ka dhënë përgjigjen. Në këtë postim të tij, ka qenë një intervistë në një gazetë kroat, aty ka dhënë detaje shtesë. Kështu që është një marrëveshje, nuk është një donacion”, ka deklaruar ai.

Ai është shprehur se Turqia është partnere strategjike e Kosovës, përveç në fushën e mbrojtjes ai tha se me Kosovën ka bashkëpunim edhe në sferën ekonomike.

“Në fakt, ne nuk jemi shumë të gëzuar të shihemi më shumë si partnerë mbrojtës të Kosovës. Arsyeja është sepse Kosova është partneri strategjik i Turqisë edhe anasjelltas. Për të qenë një partner strategjik do të thotë të zhvilloni të gjitha fushat, edhe atë të mbrojtjes. Por në Kosovë ne e kemi të zhvilluar, të rëndësishëm edhe bashkëpunimin ekonomik. Ne kemi investime në sektorë të ndryshëm, në banka, në aeroport, në distribucionin e rrymës, në prodhim dhe kompanitë turke edhe ngrisin punësimin në Kosovë. Investimet në Kosovë janë 10 përqind e investimeve tona në Ballkan. Vitin e kaluar Turqia është bërë partneri numër 1 i Kosovës dhe ne dëshirojmë të kemi bashkëpunim ekonomik e tregtar, kjo është e rëndësishme për ne”.

Se a do të arrijnë dronë të tjerë të këtij lloji në Kosovë, ambasadori Angili ka deklaruar se kjo varet nga nevoja e Kosovës.

“Kjo varet nga nevoja e Kosovës por deri më tani, forcat mbrojtëse të Kosovës janë duke kaluar nëpër bashkëpunime, trajnime dhe kemi disa bashkëpunime me udhëheqësit ushtarakë…këtu po fokusohemi më tepër por nëse Qeveria e Kosovës dëshiron të fitojë ndonjë paisje shtesë në lidhje me këto nevoja, në lidhje me kornizat e NATO-së, atëherë Turqia dhe shtetet e tjera do iu përgjigjen këtyre nevojave. Deri më tani, nuk ka qenë në agjendën tonë një gjë e tillë.”, ka deklaruar Angili.

Ky  i fundit ka adresuar lajmet e rrejshme se Turqia gjoja po përpiqet t’i zë vendin Perëndimit me një veprim të  tillë. Ambasadori Angili ka theksuar se Turqia do vetëm të ndihmoj Kosovën në rrugën euroatlanike të saj.

”Së fundmi kam qenë dëshmitar e lajmeve të rrejshme se Turqia po ia zë vendit Perëndimit. Kjo është fundamentalisht e gabuar. Turqia e përkah antarësimin e Kosovës në institucionet euroatlanike…çka ne ofrojmë është jo të zëvendësojmë dikë por t’i kontribojmë Kosovën tutje”, ka deklaruar ai.

Ambasadori Angili thekson se bashkëpunimi në mes dy vendeve do të vazhdojë e njëherit, edhe do zgjerohet.

Ishte e diela e 16 korrikut kur arma më e rëndë që e posedon Kosova u bënë dronët Bayraktar TB-2.

Me shpejtësi rreth 220 kilometra në orë, droni turk në qiell mund të fluturojë mbi 27 orë pa ndërprerë.

Sa dronë i ka blerë Kosova nga Turqia nuk dihet, por “Bayraktar-i“ turk, është prezantuar zyrtarisht në njërën nga bazat e FSK-së.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika