A ishte shkëmbimi i territoreve një zgjidhje e mirë? Si përgjigjet Kurti?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt, ka thënë se shkëmbimi i territoreve nuk ka qenë zgjidhje, pasi, sipas tij, kjo e relativizonte shtetësinë e Kosovës dhe mundësonte hegjemoninë e Serbisë në Ballkan. “Jo nuk ishte kurrfarë zgjidhje. Ajo ishte zgjidhje për ta relativizuar shtetësinë e Kosovës dhe për ta mundësuar edhe më tej hegjemoninë e Serbisë […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt, ka thënë se shkëmbimi i territoreve nuk ka qenë zgjidhje, pasi, sipas tij, kjo e relativizonte shtetësinë e Kosovës dhe mundësonte hegjemoninë e Serbisë në Ballkan.
“Jo nuk ishte kurrfarë zgjidhje. Ajo ishte zgjidhje për ta relativizuar shtetësinë e Kosovës dhe për ta mundësuar edhe më tej hegjemoninë e Serbisë në Ballkan”, është përgjigjur Kurti.
Më tej, kryeministri ka folur edhe për bazat ushtarake të Serbisë përreth kufirit të Kosovës.
“Në kushtet kur Serbia nuk pranon pavarësinë, nuk i njeh krimet, ka 48 baza ushtarake dhe xhandarmërisë rreth kufirit të Kosovës, të besosh që do të bësh shkëmbim territorial në mënyrë paqësore, nuk është as ëndërr e bukur”, ka shtuar ai në “Opinion” në Tv Klan.















