“A je serbofil?”, “Po i përgjërohesh Vuçiqit për nënshkrim” – Abazi me akuza të rënda për Kurtin
Akuza të rënda për kryeministrin e Kosovës, ka pasur deputeti Haki Abazi, në seancën e Kuvendit të Kosovës. Abazi tha se në të kaluarën Kurti i kishte quajtur kryeministrat e atëhershëm “serbofilë”, për shkak të pranimit të Asociacionit, kurse tash, sipas tij, të njëjtën gjë e ka bërë edhe ai. “Serbofilë janë kryeministrat që pranojnë […]
Akuza të rënda për kryeministrin e Kosovës, ka pasur deputeti Haki Abazi, në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Abazi tha se në të kaluarën Kurti i kishte quajtur kryeministrat e atëhershëm “serbofilë”, për shkak të pranimit të Asociacionit, kurse tash, sipas tij, të njëjtën gjë e ka bërë edhe ai.
“Serbofilë janë kryeministrat që pranojnë Asociacion. Çka je sot kryeministër, a je
serbofil”, ishin fjalët e Abazit drejtuar Kurtit.
“Nuk do ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive apo pa kompetenca, monoetnike, çka është kjo, mos po flasim për komunitete tjera? Po flasim për një komunitet serb që është bërë mbi të gjithë dhe edhe mbi 95% të shqiptarëve, veriu është më i rëndësishëm, por jugu është edhe më i rëndësishëm”, tha Abazi.
Abazi tutje tha se Kurti po i përgjërohet presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, për nënshkrim të marrëveshjes.
“Si ndodhi që Albin Kurti, i cili ka thënë se asnjëherë nuk pranoj të nënshkruaj dokument për çështje të brendshme të Kosovës, me u përgjërua për një nënshkrim të Vuçiqit. Kjo është për retorikë, absolutisht për retorikë”, tha ai.















