Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë(MINT), Rozeta Hajdari ka kërkuar të mbyllë temën e skandalit me rezervat shtetërore derisa gazetari i televizionit publik(RTK), Bashkim Vishaj ishte duke i bërë pyetje.

Gazetari Vishaj me pyetjet e tij po e ballafaqonte ministren Hajdari me çështjen e aferës së Rezervave Shtetërore, përkatësisht me një sasi të vajit dhe grurit që u kontraktuan e s’erdhën asnjëherë, e për çka vetë Hajdari kishte dërguar e-maila.

Derisa Vishaj po e pyeste se a keni qenë e përfshirë në ndonjë formë në këtë aferë, ajo ka thënë se nuk ka qenë e përfshirë dhe se çështja nuk është aferë pavarësisht deklarimeve ”të të tjerëve”.

“Të lutem, a jeni ju sot Prokuror? Të lutem mbylle këtë temë, sepse është çështje sekrete”, ia ktheu ministrja Hajdari gazetarit Vishaj, për çka ky i fundit ia preu.

“Dëgjo, se kur e mbylli temën, vendosi unë”, tha Vishaj.

Vishaj: “Po janë bërë publike…e-mailat që i keni shkruar ju”

Hajdari: “Falemnderit. Falemnderit. Falemnderit…”

Vishaj: “Falemnderit për çka?”

Hajdari: “Për gjithçka, për mirëkuptim”.

Voshaj: “Por ju po thoni sekret shtetërore, ndërsa tash ka dalë thirrje publike për rezervat shtetërore”.

Hajdari: “Shfrytëzoj të drejtën time për të të mos u përgjigjur. Është gjithçka sekrete”.