A ka aplikuar Kosova në momentin e duhur gjeopolitikë në BE? Flet këshilltari i Kurtit
Jeton Zulfaj këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lidhur me aplikimin e Kosovës, për anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Më tej Zulfaj, ka thënë se ambicia për të qenë anëtare BE-së Kosovës i është njohur ende para shpalljes se pavarësisë së Kosovës . “Në dy vitet e fundit kemi progres në përmirësimin […]
Jeton Zulfaj këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lidhur me aplikimin e Kosovës, për anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Më tej Zulfaj, ka thënë se ambicia për të qenë anëtare BE-së Kosovës i është njohur ende para shpalljes se pavarësisë së Kosovës .
“Në dy vitet e fundit kemi progres në përmirësimin e imazhit të Kosovës, me indikatorët e mirë të përformancës ekonomike, edhe sidomos atë të zhvillimit demokratik, për dy vitet me radhë jemi radhitur si të parët në rajon për sundim të ligjit”, ka thënë Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës.
“Ne jemi shumë më mirë të përgatitur në momentin kur po aplikojmë për në BE, se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, kur kanë aplikuar për në BE”, ka shtuar ai,
Sipas tij, kryeministri, kishte thënë se destinacioni i Kosovës është Bashkimi Evropian.
Ndërkohë ai ka folur se a është i varur politikisht procesi i anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian apo do të këtë vlerësim teknokrat në baza të arriturave.
“Detyrë e shteteve që t’i përmbushin kriteret, ndërsa detyra e Bashkimit Evropian është që vlerësimin ta bëjë mbi bazën e meritës pa e politizuar procesin sepse humb kredibiliteti në proces”, theksuar ai.
Zulfaj ka përfunduar duke theksuar se Kosova ka aplikuar në momentin e duhur gjeopolitikë.
Ndërsa ai ka folur dhe për shqyrtim të kërkesës të Serbisë që i ka drejtuar KFOR-it, për ta lejuar që t’i dërgojë një mijë trupa në Kosovë.
“KFOR-i, është mirë që sa më shpejtë t’i largojë barrikadat në Veri, kjo është kërkesa me të cilën duhet të merret me urgjencë sepse barrikadat po e pengojnë lirinë e lëvizjes, edhe një ndër funksionet kryesore të KFOR-it në Kosovë është të garantojë lirinë e lëvizjes”, ka thënë këshilltari i Kurtit.















