Presidenti Gjerman, Frank-Walter Steinmeierm ka dhënë një intervistë për DW, ku ka folur për Ballkanin Perëndimor dhe rrugën e këtij rajoni drejt Bashkimit Evropian.

Por, sipas Steinmeierm-it, Bashkimi Evropian (BE) nuk ka mundësi të bëjë reforma të brendshme për shkak të krizave me të cilat është përballë në dekadën e fundit.

Por, për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE ai ka thënë se “kjo varet nga reformat e brendshme në shtetet e tyre”.

“E kuptoj padurimin, por si shumë të tjerë, edhe unë do t’u siguroj se Ballkani Perëndimor nuk është aspak i harruar”, kështu ka garantuar Steinmeierm.

Më tej, ai ka theksuar se ndikimi i BE-së është parë në konfliktin në mes të Kosovës dhe Serbisë, se Evropa ka fuqi ta zgjidh konfliktin.

“Për sa i përket konfliktit, mendoj se kjo shkon me pyetjen e fundit, sepse zgjidhja e konfliktit ndoshta ka treguar edhe një herë se sa e rëndësishme është Evropa, sa i rëndësishëm është Bashkimi Evropian në rajon”, ka deklaruara Steinmeierm.

“Nëse nuk do të ishte kjo dëshirë ndaj Evropës, atëherë në thelb Evropa nuk do të kishte fuqi negociuese në konflikte të tilla ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Por, duke qenë se dëshira për të ardhur në Evropë, për t’u bërë dikur anëtarë të Bashkimit Evropian, është ende e theksuar në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ai.

Steinmeierm ka përfunduar duke thënë se Evropa konfliktin në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet ta zgjidh në mënyrë paqësore.