A ka gabime në kalkulim në vendimin e Qeverisë për çmimet e derivateve?

Vendimi e Qeverisë së Kosovës për caktimin e çmimeve tavan për shitjen e derivateve nga dita e hënë, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani e konsideron si të gabuar, por që sipas tij duhet të respektohet

Fotografi ilustruese

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për caktimin e çmimeve tavan për shitjen e derivateve, po konsiderohet i gabuar.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një prononcim të shkurtër për Portali Dukagjini, ka thënë se i njëjti vendim ka gabime në kalkulim të çmimit.

“Vendimi i Qeverisë duhet të respektohet dhe është duke u respektuar. Por vendimi ka gabime në kalkulim të çmimit”, është shprehur ai, teksa ka shtuar se ende shpreson që në ditët në vijim ky vendim do të përmirësohet.

“Shpresojmë se në ditët në vijim do të përmirësohet”, shtoi ai.

Kryetari i Shoqates së Naftëtarëve, Fadili Berjani, në emisionin FIVE, 08.06.2022

Vendimi për të krijuar “tavan çmime”, në këtë situatë pa një analizë të hollë juridike për ish-ministrin e Tregtisë, Ismet Mulaj, po konsiderohet i  diskutueshëm, sepse siç thotë ai, Kosova është treg i lirë.

Sipas Mulajt, në aspektin juridik është i diskutueshëm kurse në atë praktik, e cilëson si vështirë të zbatueshëm.

“Kjo për shkak se Ministria e Industrisë Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, nuk ka kapacitete njerëzore për ta mbikëqyrë këtë vendim që e ka marrë Qeveria para tre muajsh, Qeveria e Kosovës, ka marrë një vendim të këtij lloji, për marzhën e fitimit, ku ka qenë mbi gjashtë centë për importuesit me shumicë dhe tetë cent me pakicë, vendim i cili nuk është respektuar, prandaj edhe ky vendim duhet t’iu nënshtrohet një debati të mirfilltë, dhe të shikohen kapacitetet për mbikëqyrjen e këtij udhëzimi administrativ, e shikoj me dyshim këtë vendim”, ka thënë ai për Portali Dukagjini.

Sipas tij, kjo çështje nuk është problemi i vetëm.

Ai ka theksuar se pas rritjeve të çmimeve të produkteve eneciale, “importuesit e kanë keqpërdorur situatën duke e rritur marzhën e fitimit 100 për qind për produktet esenciale”.

“Qeveria e Kosovës nuk është marrë me këto”, ka thënë Mulaj.

Ish-ministri i Tregtisë, Ismet Mulaj

Mulaj po ashtu, ka potencuar se çmimet në Kosovë janë të tejfryra.

Ai u ka bërë thirrje naftëtarëve, që të jenë solidar me qytetarët sepse është situatë e krizës globale.

“Nëse shikojmë bursat ndërkombëtare, çmimet në Kosovës janë të tejrfryra, nuk janë në harmoni”, ka thënë ai.

Siç thotë Mulaj, duhet të krijohen urat komunikuese me ekspertë të tregut.

“E mirëpres çdo iniciativë të Qeverisë që mendon ta rregullojë tregun. Autoriteti i konkurencës nuk ka pas ndonjë iniciativë për ta rregulluar çështjen e tregut të naftës, Ministria e Tregtisë, nuk ka dalë me një arsyetim bazik mbi të cilin e kanë marrë këtë vendim, nuk e dimë si qytetarë se cilat janë çrregullimet në treg, këtë duhet ta bëjë Ministria e Tregtisë”, është shprehur Mulaj.

Në anën tjetër, Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, vendimin e Qeverisë së Kosovës për caktimin e çmimeve tavan për shitjen e derivateve nga dita e hënë, e ka quajtur vendim në kundërshtim me Kushtetutën.

Kjo për shkak se sipas tij, “neni 10 i Kushtetutës e përcakton ekonominë e tregut të lirë”.

Përmes një video-lidhje në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Shahini ka thënë se Qeveria e Kosovës bashkë me bizneset duhet të marrin një vendim të përbashkët që është në përkrahje të qytetarëve.

“Si AKB në mbledhjen e përbashkët me disa ekspertë të fushës, kemi ardhur në përfundim se ky vendim dhe udhëzim është në kundërshtim me Kushtetutën. Neni 10 i Kushtetutës e përcakton ekonominë e tregut të lirë dhe qeverisë apo shtetit i jep mundësi në tri raste kur ajo mund të merr një vendim të tillë dhe në tri rastet ekonomia e Kosovës nuk gjendet, një nga to është gjendja e jashtëzonshme, dhe me këtë situatë ne kemi reaguar që të rishikohet një vendim i tillë dhe kemi kërkuar se bizneset do të mund të ulen që të diskutojnë për përcaktimin e marzhës por edhe qeveria duhet ta ulë akcizën”, ka thënë ai.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini
“Nga të dy palët duhet të merret një vendim i përballueshëm por në favor të qytetarit, konsumatorit dhe bizneseve”, shtoi Shahini.

Siç thotë Shahini, përcaktimi i marzhës është në ndërhyrje në ekonominë e tregut dhe sipas tij kjo e dëmton këtë sektor.

Ndryshe, të hënën e 27 qershorit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet maksimale për shitjen e derivateve, për 24 orët e ditës së hënë.

Në vendim bëhet e ditur se, çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 85 eurocentë për litër, çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 74 eurocentë për litër, dhe çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 78 eurocentë për litër.

Sipas vendimit, Ministria e Tregtisë, çdo ditë do të caktojë çmimet tavan apo çmimet maksimale për shitjen e derivateve, varësisht edhe nga çmimi botëror i tyre.

Kohëve të fundit, çmimi i derivateve sidomos ai i naftës ka pësuar rritje, duke shkuar deri në 1.89 euro për litër.

Në mbledhjen e kaluar të qeverisë, ishte votuar propozimi i Ministrisë së Industrisë, Tregtisë për caktimin e një çmimi maksimal të derivateve.

Çmimi i derivateve në Kosovë, pësonte rritje edhe kur në bursën ndërkombëtare shënonte ulje.

Në mars të vitit 2022, një litër naftë kushtonte rreth 1.69 euro, varësisht nga lokacioni, kurse tash në fund të qershorit çmimi arrin në 1.89 euro për litër.

Përfaqësues të Shoqatës së Naftëtarëve, kanë thënë se çmimet nuk diktohen nga ta por një gjë e tillë bëhet nga berza dhe organizatat prodhuese.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika