A ka kaluar Humolli në AAK?
Deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli, në seancën e Kuvendit të Kosovës, është parë i ulur në pjesën ku ulen deputetët e opozitës, pranë atyre të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Portali Dukagjini ka provuar të kontaktojë me deputetin Humolli, por deri në këto momente ai nuk ka qenë i qasshëm. Ndërkaq, në një përgjigje për […]
Deputeti i LVV-së, Fatmir Humolli, në seancën e Kuvendit të Kosovës, është parë i ulur në pjesën ku ulen deputetët e opozitës, pranë atyre të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Portali Dukagjini ka provuar të kontaktojë me deputetin Humolli, por deri në këto momente ai nuk ka qenë i qasshëm.
Ndërkaq, në një përgjigje për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i AAK-së, Lulzim Blaka, derisa është pyetur se a ka kaluar Humolli zyrtarisht në këtë subjekt politik, e ka mohuar një gjë të tillë.
“Jo”, ishte përgjigjja e shkurtër e Blakës.















