“A ka marrëveshje?” – Kurti pa përgjigje për takimin me Limajn
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë asnjë përgjigje për gazetarët lidhur me takimin e fundit me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. I pyetur nëse është arritur ndonjë marrëveshje me Nismën për konstituimin e Kuvendit, Kurti nuk foli asnjë fjalë. Po ashtu, ai refuzoi të komentojë edhe rreth mundësisë së rikthimit të votimit […]
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë asnjë përgjigje për gazetarët lidhur me takimin e fundit me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
I pyetur nëse është arritur ndonjë marrëveshje me Nismën për konstituimin e Kuvendit, Kurti nuk foli asnjë fjalë.
Po ashtu, ai refuzoi të komentojë edhe rreth mundësisë së rikthimit të votimit të hapur për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, një çështje që ka qenë temë debati në përpjekjet e deritashme për formimin e institucioneve.















