Kanë kaluar më shumë se 20 vjet që kur filmi i parë Matrix popullarizoi idenë se ne mund të jetonim brenda një simulimi. Në kohën kur doli pjesa e dytë, një artikull i shkruar nga filozofi akademik Nick Bostrom paraqiti një argument serioz për të vërtetën e idesë thelbësore. Pasi që trilogjia fillestare përfundoi me vdekjen sakrifikuese të personazhit kryesor, The Matrix: Resurrections do që ne të mendojmë sërish dilemën klasike filozofike: çfarë është e reale dhe çfarë jo?

Ideja se realiteti nuk është ashtu siç duket, ka kohë që ekziston. Platoni tha në mënyrë të famshme se ne i konsiderojmë si të vërteta, gjërat që në fakt janë thjesht pamje kalimtare, si hijet që bien mbi muret e një shpelle, sepse ne marrim rehati nga një botë e tillë dhe zhytemi në lojërat e saj të pushtetit. Por realiteti është e vërteta pas paraqitjeve; ajo shtrihet jashtë shpellës dhe rruga drejt saj është aq e mbushur me pengesa sa që vetëm një person i etur mjaftueshëm për të vërtetën mund t’i kapërcejë ato.

Në filma, simulimi kompjuterik përditëson gjërat nga të cilat është bërë shpella: ‘një kod programimi me ngjyrë të gjelbër që bie sikur shi’, i cili është bërë simbol kyç i ekskluzivitetit të The Matrix, duke sjellë imitime të panumërta kulturore. Në pjesën e filmit Resurrections, një “matrix i përmirësuar” i vendos njerëzit në një gjendje të përgjumur. Arkitekti i saj nuk është një matematikan (si në trilogjinë e mëhershme), por një psikoanalist, i njohur si Analisti dhe i luajtur nga Neil Patrick Harris në një parodi superlative të intelektualit të Bregut Perëndimor të Freud-for-dummies. Subjektet e tij shpërbëhen në lot kodi me një lidhje mbi fije.

Idetë filozofike në filma ndeshen jo vetëm me Platonin, por edhe me punën e Lewis Carroll, Orwell, Baudrillard dhe shumë të tjerëve, gjë e cila hedh një atmosferë të lartë mbi të gjithë pjesët e filmit. Por Resurrections hap rrugën e vet origjinale. Bostrom pretendon se përparimi teknologjik e bën hipotezën e simulimit gjithnjë e më të mundshme, mbi bazën që një shoqëri e evoluar e udhëhequr nga Inteligjenca Artificiale do të hetonte të kaluarën e saj duke rikrijuar kushtet e formimit të saj. Në këtë mënyrë, ne nuk do të jetonim jetën tonë, por do të luanim rolin në një simulim të jetës sonë, si shtesa në një rindërtim të skenës së krimit që përfundon me vdekjet tona. Por përderisa Bostrom fokusohet në përparimet e teknologjisë, për Platonin, është një dobësi në mendjen njerëzore që na mban të lidhur me matrix-in e shpellës. Dhe është pikëpamja e thelluar platonike që shkrimtarët e Resurrections, si Lana Wachowski, e cila krijoi ekskluzivitetin me motrën e saj Lilly dhe gjithashtu drejton filmin Resurrections, David Mitchell dhe Aleksandar Hemon na tërheqin vëmendjen përsëri te gabimet në mendjet tona, e jo në teknologjinë tonë. Është mosgatishmëria jonë për t’u përballur me realitetin dhe për të luftuar për atë që ka me të vërtetë rëndësi, ajo që i mundëson matrix-it të dominojë jetët tona dhe realitetet virtuale për të na mbajtur të lidhur.

Resurrections nuk është një vazhdim konvencional. Është një grup sqarimesh, që i kthen në kokë idenë e një ekskluziviteti hollivudian. Neo (Keanu Reeves), heroi mesianik i trilogjisë të hershme, zbulon se ai ka qenë i bllokuar në matrix-in e përmirësuar, u mashtrua të besonte se ishte një zhvillues i video lojërave që krijoi një lojë të quajtur “The Matrix” njëzet vjet më parë. “Më morën jetën time dhe e kthyen në videolojë”, thotë ai pasi u lirua edhe një herë. Video-lojërat kritikohen në Resurrections, duke përmbysur me vetëdije vetë arketipet që ndihmuan në krijimin e filmave të parë Matrix (koha më e famshme e plumbave). Është kthesë mjeshtërore, e cila kritikon industrinë e filmit për banalizimin e krijimeve të veta.

Nëse nuk mund t’i shpëtojmë të qenit në një simulim, a ka rëndësi? Pozicioni i Bostromit na mohon mundësinë e arratisjes dhe aftësinë për t’u shqetësuar për gjendjen tonë të vështirë. Megjithatë, fakti që ne shqetësohemi sigurisht tregon mundësinë e rezistencës. Atëherë pyetja është: a duam të rezistojmë? Resurrections, në lidhjet me Platonin dhe ndarjen që kërkon midis jetës reale dhe lojërave, përbën një sfidë për përqafimin aktual entuziast të Realitetit Virtual.

Aty ku Bostrom, në mënyrë pesimiste, e sheh jetën e simuluar si një dhe të njëjtë për të gjithë, David Chalmers, profesor i filozofisë dhe shkencës nervore në NYU (Universitetin e New York-ut), është entuziast për Realitetin Virtual për shkak të spektrit të ndryshëm të realiteteve që lejon. Në librin e tij të ri Reality +, ai argumenton se ende është e mundur të kesh përvoja reale dhe të zhvillosh marrëdhënie kuptimplota brenda një bote jo të vërtetë. Ajo që ka rëndësi është se, në mënyrë të vetëdijshme dhe emocionale, ne lidhemi me një botë jashtë vetvetes në mënyrë që të kemi një ndjenjë të të qenurit gjallë; dhe nëse e marrim atë reagim nga një simulim kompjuterik.

Është një mesazh kapitullimi ndaj perëndive të teknologjisë – të cilin Resurrections refuzon ta pranojë. Trinity (Carrie-Anne Moss) pothuajse dorëzohet, pasi pranimi i rutinës, detyrave sociale dhe veçanërisht pesha e kohës e tërheqin atë më thellë në simulim (“është tepër vonë” thotë ajo, derisa nuk është më). Përgjigja e Wachowski ka qenë gjithmonë se dashuria të çon drejt së vërtetës dhe se vetëm duke e parë realitetin në fytyrë mund të duash me të vërtetë. Kjo është forca e lidhjes midis Neos dhe Trinity, ku secili e shtyn tjetrin të ngrihet përtej falsitetit dhe të jetë i lirë. Resurrections është një vepër e thellë mbi tiraninë e teknologjisë që vetëm dashuria për të vërtetën mund ta mposhtë.