A keni menduar ndonjëherë për domëthënien e ngjyrave?

Në botë ka mijëra ngjyra që ndryshojnë për nga tonaliteti, drita dhe mënyra e përdorimit. Por, secila prej tyre ka një karakteristikë vetjake interesante.





Në fushën e psikologjisë ngjyrat shihen si të tilla që kanë kuptime të ndryshme dhe ndikojnë në mendimet e njerëzve.

Megjithatë, preferencat ndaj ngjyrave zbulojnë karakteristikat e personave, që kanë të bëjnë kryesisht me karakterin. Por, shpesh ndikojnë edhe në disponimin e njerëzve, pasi ekspertët psikologjikë thonë që secili prej nesh ka një ngjyrë që e bën të jetë më pozitivë, apo negativë.

Kuptimi i së kuqes është i shumanshëm, ajo njihet si ngjyra e dashurisë, emocioneve dhe ndjenjave. Është nuancë përmes së cilës identifikohen gjëra konkrete si; zjarri, gjaku apo tjera. Kjo ngjyrë është dinamike për vende të punës, pasi që ngjallë kreativitet. Madje, është tejet e njohur për marketing të suksesshëm, për shkak se ka veti tërheqëse të njerëzve. Ndërsa, në aspektin psikologjikë njerëzit që preferojnë këtë ngjyrë janë aktivë, të shoqërueshëm dhe ndërmarrës. Ata që e duan këtë ngjyrë, nuk kanë frikë nga qëllimet që duan të arrijnë.

Me të përzier të së kuqes dhe të kaltrës do të fitohet ngjyra e qetësisë, e vjollcë. Ngjyrë kjo e cila paraqet individualitetin, magjinë, fantazinë dhe simbolizon misterin.

Për dallim nga e kuqja, e verdha është më shumë preferencë momentale. Është ngjyra e mendjes dhe intelektit e cila reflekton optimizëm dhe gëzim. Por, në anën tjetër nënkupton frikën, xhelozinë dhe padurimin. E verdha preferohet më shumë nga persona që kanë karakter të hapur dhe nuk kanë frikë nga ndryshimet.

Kur kalohet tek ngjyra e kaltër, ka një kuptim krejt tjetër. Është ngjyrë relaksuese dhe qetësuese e mendjes, që ndihmon njerëzit të gjejnë paqe. Kjo ngjyrë favorizon meditim, relaksim dhe gjumë. Personat që pëlqejnë blunë janë të qetë dhe paqësor.

E kaltërta dhe e gjelbërta shpesh duken të njëjta por e gjelbërta simbolizon gjithçka natyrore, prandaj ndihmon në trajtimin e ankthit dhe depresionit, për shkak se sjellë relaks.

Meqë jemi tek ankthi dhe depresioni, këtu mund të shpjegohet kuptimi i së zezës. Nuk është ashtu siç mendohet, ngjyra që përfaqëson mohimin dhe përfundimin e diçkaje, e zeza shpesh paraqet elegancën dhe vendosmërinë. Ndërsa, karakteristika e atyre që e pëlqejnë këtë ngjyrë është mbyllja në vetvete.

Krahasuesja e së zezës është e bardha, e cila paraqet triumf, ndryshim, besim dhe pastërti. Por mbi të gjitha simbolizon qetësi dhe paqe.

Rezultati i bashkimit midis të zezës dhe të bardhës, është “rruga e mesme- gri’ja”, që nuk është gjithmonë pozitive, është neutrale. Ndërsa, njerëzit që preferojnë këtë ngjyrë janë të prirur të jenë të pavendosur dhe të papërgjegjshëm.

Ndër ngjyrat që ka një grup njerëzish të pasionuar pas saj është edhe ajo kafe, që është më shumë miqësore. Kafeja krijon ndjenjën e sigurisë, mbrojtjes dhe rehatisë.

Për fund, ka mbetur vetëm dhe një ngjyrë, e cila është ajo rozë. Rozë simbolizon dashurinë e pakushtëzuar dhe edukimin, madje kjo ngjyrë reflekton ‘feminitet’.





Shija e redaktorit

Fury mposht Chisoran, mbron titullin botëror të peshave të rënda

Boksieri britanik, Tyson Fury, ka mposhtur Derek Chisoran ​​për të mbrojtur titullin e tij WBC, të peshave të rënda. Meçi ka zgjatuar deri në raundin...

Xhubleta shqiptare në 110- vjetorin e Pavarësisë bëhet pjesë Komitetit...

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, përmes një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Kulturës në Facebook, ka bërë të...

Me pushkë e me penë – 110 vjet shtet

Gjithçka, nisi më 28 Nëntor të vitit 1443. Në këtë ditë, heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin e shqiponjës dykrenare mbi Kalanë e...

Më të lexuarat

BE merr ‘anë’ në raportet mes Kosovës dhe Serbisë

Emrimi i Nenad Rashiq, Ministër për Kthim dhe Komunitete nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ardhur një muaj pas bojkotimit të institucioneve të...

Kardiologu Çelaj për vdekjen e 17-vjeçarit në fushë: Ne e...

Kardiologu Sulejman Çelaj ka folur për rastin e vdekjes së futbollistit të ‘Trepçës 89, Erion Kajtazi. https://www.dukagjini.com/nderron-jete-ne-fushe-futbollisti-17-vjecar-erion-kajtazi/ Përmes një lidhje direkte në emisionin “Dueli Botëror” në...

FIFA nis procedurë disiplinore ndaj Serbisë, por jo edhe ndaj...

FIFA ka iniciuar procedurë disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Serbisë. Kështu ka bërë të ditur shtëpia botërore e futbollit, të hënën e pesë dhjetorit,...

Të fundit nga rubrika