A mund të parandalohet gjuha e urrejtjes nëpër rrjetet sociale?

Thirrja për dhunë fizike dhe gjuha e urrejtjes dhe përçarjes kryesisht nëpër komente në rrjetet sociale sipas juristëve të drejtës së medias, duhet të mos lejohen e madje në raste ekstreme në postime që potencialisht nxisin këtë gjuhë të ndalohen komentet tërësisht

Fotografi ilustruese

“Ty o Valon nuk duhet me të rreh boksa po me stupc bejzbolli”, ky është vetëm njëri nga profilet që bënë thirrje për dhunë fizike ndaj gazetarit Valon Syla.

Në po të njëjtin postim thirrjes për dhunë i bashkohet edhe një person tjetër, ndërkaq i treti i fyen të gjithë gazetarët.

Në kundërpërgjigje të tyre me po të njëjtën gjuhë fyhet e akuzohet hoxha, person ndaj të cilit gazetari Syla fillimisht nisi kritikat për një veturë dhuratë, për çka dyshohet se u sulmua fizikisht e mori lëndime në kokë.

Qindra e mijëra komente të tilla, hasen në lajme të publikuara nga mediat për këtë rast në rrjete sociale.

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, thotë se është përgjegjësi për to, kanë edhe mediat.

“Është përgjegjësi e mediave, e influencerëve, e njerëzve që janë online që mos t’i lejojnë këto komente, të mos krijojnë platforma ku njerëzit shkojnë edhe bëjnë nxitje për dhunë, ku ofendojnë fyejnë edhe i fryejnë edhe më shumë një situate edhe ashtu shumë të rënduar. Kështu që kish me qenë mirë prej anës së mediave që komentet në shkrime specifike t’i ndalojnë”, ka thënë ajo.

Përkundër që në Kosovë nuk zbatohet kjo praktikë sipas ekspertëve të marketingut digjital mediat ndërkombëtare e praktikojnë ndalimin e komenteve në tema të caktuara.

“Edhe në media ndërkombëtare janë disa tema sensitive të cilat gjatë shtjellimit të tyre moderohen pjesa e komentimeve. Parandalohen gjuha e urrejtjes, parandalohen fyerjet. Pra nuk lejojnë një frymë negative me fitu sentimentin në rrjete sociale”, ka thënë Benjamin Kolenviq, ekspert i marketingut digjital.

Sipas tij ndërhyrja në faqet online të mediave mund t’i ulë të hyrat, por që me raste duhen edhe vendime radikale sikurse ndalimi i komenteve.

“Moderimi është pjesë teknike, ku në të gjitha platformat e rrjeteve sociale është një seksion i cili quhet “page moderation” dhe futen fjalët kyqe, fjalë të cilat janë të ndërlidhura me temën sensitive (të ndjeshme), futen ato fjalë edhe atëherë komentet specifike mundem me u filtru. Në raste ekstreme mundet edhe me u ndalu komentimi krejtësisht”, ka thënë ai.

Kolenoviq thotë se nëse lajmet e ndaluara për komentim nuk përbëjnë më shumë se 10% të postimeve, nuk rrezikojnë monetizimin apo të ardhurat për mediat përmes platformave online.

Nxitja e urrejtjes, përçarjes dhe mos durimt midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike e të tjera, apo bazuar në orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e tjera personale, sipas kodi penal të Republikës së Kosovës dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika