A mund të rrezikohen AKI-ja dhe FSK-ja nga sulmet kibernetike?

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, i ka quajtur edhe sulme ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Njohësi i sigurisë, Avni Islami

Kosova dhe Shqipëria, kohët e fundit janë përballur me sulme të ndryshme kibernetike.

Më gjashtë shtator, Qeveria e Kosovës kishte njoftuar se disa ueb-faqe të institucioneve të shtetit kanë qenë cak i një sulmi kibernetik, duke mos specifikuar për cilat bëhej fjalë.

Megjithatë, sulmi nuk ka arritur të depërtojë brenda infrastrukturës së rrjetit kompjuterik shtetëror, pasi që siç është thënë “është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë”.

Ndërkaq, Shqipëria ka ndëprerë lidhjet diplomatike me Iranin më shtatë shtator, duke thënë se hetimet kanë treguar se sulmet kibernetike janë kryer nga Irani si “agresor shtetëror”.

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, i ftuar në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, i ka quajtur edhe sulme ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo sepse siç thotë ai, vetë rreshtimi i Shqipërisë dhe Kosovës përkrah vendeve demokratike për vendet armiqësore konsiderohen po aq të njëjta si vendet që punojnë kundër interesave të tyre.

“Kohët e fundit në kuadër të luftës hibride është jashtëzakonisht aktiv dhe po atakohen sistemet e sigurisë kibernetike qoftë ato shtetërore qoftë të ndërmarrjeve të mëdha, të fabrikave”.

“Rreshtimi i Shqipërisë por edhe i Kosovës përkrah vendeve demokratike, përkrah SHBA-ve, në politikat globale të vendit të Amerikës dhe vendeve të tjera që e ndjekin rrugën demokratike për secilin shtet që është kundër SHBa-ve dhe vendeve perëndimore”, është shprehur Islami.

Sipas tij, sulmet e tilla vijnë në kuadër të sulmeve të ashtuquajtura modele ndaj një vendi që me politikat e veta dëshiron të arrijë një qëllim të caktuar.

“Nuk do të ishte befasi nëse një ditë do të bëhej një hakim i ueb sajteve shtetëore nga ana e armiqësve të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe në rastin konkret dihet që në anën e Rusisë, janë të rreshtuara Serbia, Irani, Kina, Korea Veriore, të cilat konsiderohen si kundërshtarë të SHBA-ve e secili që rreshtohet krah SHBA-ve konsideorhet si armik i tyre”, shtoi ai.

Për Islamin, lufta kibernetike ka zënë një vend të veçantë për shkak se siç potencon ai përmes luftës kibernetike paraqiten dhe përçohen mesazhet e ndryshme përmes rrjeteve sociale, organizatave të ndryshme ku plasohet lajmi i rremë në mënrë që në opinion të krijojnë huti dhe pasiguri.

A mund të rrezikohet AKI-ja dhe FSK-ja?

Njhësi i sigurisë, Avni Islami, ka thënë se ndonëse të dyja janë institucione të pavarura, nuk beson se mund të sulmohen për shkak se të njëjtat kanë ekipe të specializuara brenda organizatave.

“Të dyja këto kanë një rëndësi të veçantë dhe ekipet e specializuara veprojnë specialistë brenda organizatës si ekip shtesë profesionale në mënyrë që të mos depërtojnë deri te informacionet top sekret”, ka thënë ai.

Kur pyetet se si e sheh qasjen e Qeverisë në aspektin e sigurisë, Islami ka thënë se një rëndësi të veçantë luan edhe investimi në FSK.

“Secila qeveri që vjen në pushtet i ka politikat e veta, që vjen me një program të qartë. Kemi parë që Qeveria aktuale ka investuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në kuadër të sigurisë kombëtare është një investim jo i vogël duke pasur parasysh buxhetin e Kosovës. Kur bëhet investimi në një organizatë si FSK-ja, atëherë ai buxhet do të ndikojë në rritjen e sigurisë së Kosovës”, është shprehur ai.

“Çdo tendencë e sulmit ndaj Kosovës është sulm ndaj NATO-s”

Megjithatë, ai thotë se aktualisht Kosova nuk rrezikohet nga askush.

Kjo për shkak se në Kosovë janë të vendosura forcat e KFOR-it, “që është derivat i Aleancës Veriatlantike dhe çdo tendencë e sulmit ndaj Kosovës është sulm ndaj Aleancës Veriatlantike”.

“Dihet që Serbia vazhdimisht kërcënon me fjalë, por në rastet praktike çdo centimetër që shkelet nga një shtet i huaj konsiderohet agresion ndaj vendit tonë, dhe çdo agresion ndaj Kosovës konsiderohet agresion ndaj NATO-s”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika