A mund të sfidohet Lista Serbe në veri?

Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut, beson se në veri të vendit mund të fitojë dikush tjetër përveç Listës Serbe. Por, me këtë nuk pajtohet Nedzad Ugljanin, kryesues i kuvendit komunal i Mitrovicës së Veriut, i cili thotë se Lista Serbe nuk mund të sfidohet në veri

Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut, beson se në veri të vendit mund të fitojë dikush tjetër përveç Listës Serbe.

“Po, është e mundur në bazë të asaj çka shohim në terren dhe kemi një komunikim. Por sa i përket problemit të veriut, problemi aq sa është ligjor, është edhe politik, por për mendimin tim i është dhënë përparësi ideve politike, jo ligjore…  shoh qasje shtetërore pozitive dhe në këtë drejtim, jemi në vija të ndijshme të veprimit qoftë edhe ligjor, edhe politik, por e shoh vetëm zgjedhje ligjore, jo politike, aty duhet të zbatohet ligji. ..Ka një vetëdije deri diku mbi të drejtën e qytetarit çfare e ofron Republika e Kosovës….Nuk ka këtu fontanë dëshirash”, thotë Zeqiri në “Debat Plus”, në RTV Dukagjini.

Por, me këtë nuk pajtohet Nedzad Ugljanin, kryesues i kuvendit komunal i Mitrovicës së Veriut, i cili thotë se Lista Serbe nuk mund të sfidohet në veri.

Kjo për shkak të përkrahjes së drejtpërdrejtë nga Beogradi.

“Jo nuk mundet, jam skeptik që ndonjë opsion tjetër mund të funksionojë derisa vijnë financat dhe përkrahja nga Serbia. Vetë organizimi i peticionit e tregon rezultatin, ndikimi është me presion”, thotë Ugljanin.

Ai thekson se një kundërshtim i Listës Serbe është kundërshtim direkt i Serbisë.

Kryetarët shqiptarë u zgjodhën në prill të vitit 2023, në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët, në shenjë pakënaqësie me politikat e Qeverisë së Kosovës.

Nisja e detyrës së tyre nxiti tensione në fund të majit të vitit të kaluar, të cilat kulmuan në Zveçan, pasi protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar uljen e tensioneve dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës.

Peticioni është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Listës Serbe, parti që bojkotoi zgjedhjet dhe largoi përfaqësuesit e saj nga institucionet e Kosovës, duke nxitur edhe largimin e serbëve të tjerë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika