A mund të vendoset KFOR-i edhe në dy urat e reja që po ndërtohen mbi Ibër?

Teksa punimet për ndërtimin e urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë po i afrohen fundit, ka shqetësime për funksionalitetin e tyre.

Ka mbetur më pak se një muaj deri në afatin e fundit për përfundimin e punimeve, të paktën ashtu siç ka deklaruar kryeministri ë detyrë Albin Kurti, në vendosjen e gurthemeleve.

Durmishi: Në shtator lëshohet për qarkullim ura mbi lumin Ibër

Në emisionin FIVE të televizionit Dukagjini, dy njohës të çështjeve juridike dhe të sigurisë, avokatët Shkelzen Sopjani dhe Visar Rrecaj, kanë folur mbi fatin e këtyre urave që priten të lidhin pjesën veriore dhe jugore të qytetit të ndarë.

Sipas Sopjanit, nuk duhet përjashtuar skenari ku në ditën e përurimit të urës, KFOR-i mund të vendosë patrulla në të dhe të lejojë vetëm kalimin e këmbësorëve, njësoj siç ka ndodhur me urën kryesore të qytetit.

Ai shton se KFOR-i mund të dalë me një vlerësim të situatës së sigurisë dhe ta ndalojë qarkullimin e automjeteve, nëse kjo shihet si cenim i sigurisë.

“Nuk përjashtohet mundësia në asnjë rrethanë që KFOR-i në ditën e inaugurimit t’i vendos dy patrulla në urë, dhe të thotë se mund të kalojnë vetëm këmbësorë, sikur në këtë urën kryesore. Pasi që ata mund të dalin më një vlerësim të situatës së sigurisë, që mund të vlerësojnë që qarkullimi  i automjete mund të cenojë edhe sigurinë përgjithshme në atë pjesë”, ka thënë Sopjani.

Në të njëjtën linjë, avokati Rrecaj thekson se ndërtimi i urave në të njëjtën vijë me atë ku ndodhet KFOR-i i vendosur, krijon rrezik të përsëritjes së masave ekzistuese.

“Marrë parasysh qëndrimin e KFOR-it dhe pozitën ku ata janë të vendosur dhe krahasuar me distancën, ku këto dy ura të reja po ndërtohen, që do të thotë janë në të njëjtën vi, në të njëjtin vend. Atëherë ekziston mundësia që KFOR-i të marrë masa të njëjta, t’i lërë të qarkullojnë vetëm këmbësorët. Dhe njëkohësisht t’i mbyll për qarkullim për vetura…”, ka thënë Rrecaj.

Sipas tyre, ndërtimi i këtyre urave është më shumë një veprim simbolik dhe populist sesa një zgjidhje reale.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika