A ndërlidhet vizita e komisionerit të BE-së me betimin e tre kryetarëve ?

Duke ditur qëndrimin e BE-së për betimin e kryetarëve të rinj të veriut, vizita e Varhely në Kosovë nuk po duket krejt e rastësishme. Profesorët universitarë ndajnë mendime të ndryshme nëse kjo vizitë lidhet me këtë proces

Derisa në komunat veriore të Kosovës po bëheshin betimet e kryetarëve, një figurë e rëndësishme e Bashkimit Evropian mbërriu në zyrën e presidentes Vjosa Osmanit.

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhely (Varhelle) kishte zgjedhur këtë të enjte që të vizitoj krerët e shtetit përfshirë edhe ata të partive politike.

Mirëpo duke ditur deklarimit që Unioni Evropian ka dhënë për kryetarët e komunave të veriut, kjo vizitë po konsiderohet e ndërlidhur me procesin e  betimit.

“Natyrisht që ka lidhje edhe me atë që është duke ndodhur në veriun e Kosovës, ju e dini që qëndrimi i BE-së është që këta kryetarë do të mund të jenë në rastin më të mirë teknikë, pasi e dini që serbët lokalë nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje, dhe legjitimiteti i tyre është relativisht i ulet”, ka thënë Dorajet Imeri profesor universitar

Veçse mendim tjetër ka profesori universitar Arben Fetoshi.

“Referuar përgjegjësive që ka komisioneri për zgjerim, unë nuk mendoj që vizita e tij në Kosovë ndërlidhet me betimin e tre kryetarëve sot në veri të vendit. Për shkak se jam I bindur se në Agjendën e tij prioritet ka procesi i reformave evropiane dhe përgatitja e vendeve të Ballkanit Perëndimor për agjendën e integrimit drejt bashkimit evropian”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër deklaratave të krerëve shtetëror iu është bashkuar Profesori universitar Dorajet Imeri, që mendon se favoritja e BE-së është Serbia, veçse sipas tij, kjo nuk e lejon Kosovën të mos përmbushë obligimet.

“Bashkimi evropian është I njëanshëm, dhe e ka favorizuar në mënyrë të vazhdueshme Serbinë,  por në këtë kohë që Kosova dhe Serbia janë dakorduar që të ketë një marrëveshje dhe se zbatimi I saj nënkupton fillimin e themelimit të asociacionit, nënkuipton që ne kemi marrë obligime të cilat nuk po I kryejmë”, ka thënë ai.

Obligimin e Asociacionit, si të vetmen rrugë që duhet ndjekur në këtë moment po e sheh edhe Fetoshi.

“Bashkimi evropian shpeshherë ka ditë të mos jetë neutral në rolin e vetë, të ndërmjetësit dhe shpesh herë është dukë që  e ledhaton Serbinë kundrejt Kosovës në procesin e dialogut, por nëse i referohemi detyrave, të marra me marrëveshjen e Ohrit, mendoj që ajo që po kërkohet nga Kosova prej faktorëve ndërkombëtarë është në përputhje me agjendën, që rezulton nga obligimet që ka marrë Kosova përsipër”, ka thënë Fetoshi.

Pas takimeve me krerët shtetërorë, Varheley të enjten  ka përsëritur kërkesën e BE-së që Serbia e Kosova të përmbushin obligimet.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika