Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen në një takim zyrtar me kryetaren e Gjykatës, Ekatarina Trendifilova, të mbajtur ditën e djeshme në orën 15:00. Takimi, i paralajmëruar më herët, u zhvillua me ftesë zyrtare nga vetë kryetarja e institucionit dhe, sipas Qelajt, ishte në frymën e bashkëpunimit institucional dhe të mbikëqyrjes për respektimin e të drejtave themelore.

Në fokus të bisedës ishte garantimi i një procesi të drejtë gjyqësor, ku sipas Avokatit të Popullit u diskutua për të drejtat e të akuzuarve, palëve të përfshira dhe standardet që duhet të aplikohen në çdo fazë të procedurës.

Ai shtoi se gjatë takimit ka ngritur shqetësime serioze që i janë adresuar nga opinioni publik, familjarët e të akuzuarve dhe organizata të ndryshme, përfshirë: standardet e dyfishta apo edhe pranimin e provave të marrura nga autoritetet serbe.

Ai tha se Trendafilova ka thënë se garantohen të drejta sipas standardeve ndërkombëtare.

“Takimi ka qenë i paralajmëruar. Unë kam pranuar ftesë zyrtare nga Kryetarja, Trandiifilova, dhe ka kërkuar me ardhë në vizitë, nuk ka deklaruar për temat që do diskutohen dhe për mu ka qenë e pranueshme. Dje në ora 15:00 është mbajtur takimi dhe kemi biseduar për shumë të drejta që kanë të akuzuarit dhe palët e tjera për garantimin e një procesi të drejtë. Në takim, natyrisht, kam shprehur edhe shqetësime që unë i kam pranuar nga opinioni publik, përfaqësues të familjarëve dhe të tjerëve të interesuar, dhe kam ngritur disa çështje thelbësore. E para që kam përmendur është se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të dinë nëse kjo gjykatë po e respekton parimin e një gjykimi të drejtë. Kam cekur disa aspekte, përfshirë standardet e dyfishta që po aplikohen lidhur me procedurat e dëmshpërblimeve, si dhe përdorimin e provave që janë duke u marrë nga autoritetet e Serbisë”, deklaroi Qelaj para mediave..

Qela njoftoi se ka kërkuar të i vizitojë të paraburgosurit në Hagë, e që sipas tij përgjigja nuk ishte e “shtjelluar” dhe u anulua ajo e prillit dhe pritet në të ardhmen për një vizitë në cilësinë zyrtare.

“Vizitën e kam planifikuar në prill. Arsyeja e anulimit të vizitës se nuk kam marrë përgjigje të qartë dhe mu kanë përmend vetëm disa emra të përveçëm. Kam pasur qëllim ruajtjen e paanësisë dhe barazinë në raport me ta. Dhe cilësia e kapaciteti që do ta kryej këtë vizitë. Vizitat zyrtare ia kanë cënuar vizitat familjare të burgosurve, nga dëshmia e të liruarve”, deklaroi Qela.

“Nuk ka qenë ndalesa, por procedura teknike” tha ai.