A po e “favorizon” politika e jashtme britanike dhe amerikane Serbinë me shumë sesa Kosovën? Tregon gazetari shqiptar në Londër
Gazetari Shqiptar në Londër Daut Dauti, ka folur për rolin e Britanisë së Madhe dhe raportin e politikës së kësaj të fundit ndaj shtetit të Kosovës. Sipas tij Mbretëria e Bashkuara së bashku me Amerikën, po e favorizojnë më shumë Serbinë sesa Kosovën. “Besoj se qeveria britanike kohës së fundit e ka përkrahur politikën e […]
Gazetari Shqiptar në Londër Daut Dauti, ka folur për rolin e Britanisë së Madhe dhe raportin e politikës së kësaj të fundit ndaj shtetit të Kosovës.
Sipas tij Mbretëria e Bashkuara së bashku me Amerikën, po e favorizojnë më shumë Serbinë sesa Kosovën.
“Besoj se qeveria britanike kohës së fundit e ka përkrahur politikën e jashtme amerikane dhe kjo nuk duket që është shumë e favorshme për Kosovën, pasi ende ka shenja se ekziston një favoritet i cili tregohet ndaj qeverisë së Serbisë”, ka thënë Dauti.
Më tej ai ka thënë se ende ka shpresë pasi Partia konservatoriste do ta mbaj gjallë frymën pro Kosovës.
“Politika sotme britanike krahasuar me atë vitit 1998, është ftohur pak nga Kosova, edhe kjo nuk do të thotë që politika e jashtme e britanike ia ka kthyer shpinën Kosovë, por ajo vazhdimisht tenton që të jetë në përputhje me politikën e jashtme amerikane”, ka përfunduar Dauti.















