“A po gëzohesh”, kënga e Vesa Smolica në Kënga Magjike 2022
“Mundet të vonohet kulminacioni yt por asnjëherë nuk mundet të t’a mohoj askush talentin dhe arritjet e tua”. Kështu thotë Vesa Smolica në një intervistë në Radio Dukagjini, intervistë kjo në të cilën tregon për këngën me të cilën pritet të përfaqësohet në edicionin e këtij viti të Këngës Magjike. Në “Drive on D” me […]
“Mundet të vonohet kulminacioni yt por asnjëherë nuk mundet të t’a mohoj askush talentin dhe arritjet e tua”.
Kështu thotë Vesa Smolica në një intervistë në Radio Dukagjini, intervistë kjo në të cilën tregon për këngën me të cilën pritet të përfaqësohet në edicionin e këtij viti të Këngës Magjike.
Në “Drive on D” me Donika Hyseni dhe Mirdon Pacolli, Smolica ka treguar se kënga të cilën e këndon në këtë garë “A po gëzohesh”, ishte një realizim i një bashkëpunimi në mes Armend Rexhepagiqi, Aida Baraku dhe Darko Dimitrov, bashkëpunim për të cilin thotë se kishte pritur momentin e duhur.
“Në momentin e parë që i kontaktova, dola për kafe me Armendin dhe më priti shumë mire. Nuk e kisha njohur më përpara dhe kam menduar që do të jetë më strikt por jo. Ishte e kundërta dhe më ka pritur shumë mire. Armendi më ka pritur shumë mire, më ka thënë ‘bravo’ dhe se bashkëpunimi me t’a ishte një që ishte pritur nga ana e tyre”, ka thënë Smolica.
Krahas kësaj, ajo ka thënë se kishte pritur një moment të caktuar që të realizonte një bashkëpunim me të lartëcekurit ngase donte që në momentin e realizimit, të posedonte ide të qarta.
Kënga Magjike pritet të fillojë në fund të muajit nëntor.
Përveç përgaditjes për Kënga Magjike 2022, Smolica së bashku me bendin përformojnë nëpër qytete të ndryshme në Kosovë dhe jo vetëm. Në performancat e asaj tashmë pjesë e këngëve të përformuara është bërë edhe “A po gëzohesh”, këngë për të cilën ajo ka treguar se po pritet mirë nga publiku.
Se kush po e mirëpret më mire, publiku i Kosovës apo ai i Shqipërisë, ajo ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë janë ata të cilët e presin më mire.
“Nuk e di pse, ndoshta jam afirmuar më shumë në Shqipëri, gjithmonë Shqipëria më ka mirëprit, na trajtojnë gjithmonë si artistë. Edhe nëse e këndon një këngë që nuk ju pëlqen, të respektojnë, pijnëm pijen që kanë dhe duartrokasin. Nuk të bëjnë problem”, ka treguar ajo.
Krahas rrugëtimit të saj të deritanishëm, Smolica ka thënë se ajo përpiqet t’i inspiroj vajzat e reja dhe njëherit, të jap këshilla.















